www.ofertapune.net Automekanik | PunaIme

Automekanik

Kompania

WeAuto

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

17-03-2025

Data e perfundimit

15-04-2025

Lloji i orarit

Full Time

PERSHKRIMI I PUNËS – AUTOMEKANIK

Kompania: WEAUTO

Pozita: Automekanik

Lokacioni: Veternik, Prishtinë

Orari: Full-time

Përshkrimi i Punës:

WeAuto Kosova është në kërkim të një automekaniku të përkushtuar për të forcuar ekipin tonë të shërbimeve teknike. Kandidati do të jetë përgjegjës për riparimin dhe servisimin e automjeteve Volkswagen (VW) dhe duhet të jetë i gatshëm të trajnohet për mirëmbajtjen dhe riparimin e veturave elektrike.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Diagnostikimi dhe riparimi i defekteve mekanike të automjeteve VW.
  • Kryerja e mirëmbajtjeve periodike dhe serviseve të nevojshme.
  • Testimi i funksionalitetit të automjeteve pas riparimeve.
  • Gatishmëri për të ndjekur trajnime mbi teknologjinë e veturave elektrike.
  • Riparimi i pjesëve të karrocerisë dhe punët e limarisë (përparësi).
  • Bashkëpunimi me ekipin për të siguruar shërbim cilësor dhe efikas.

Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:

  • Përvojë e mëparshme si automekanik, preferohet në markën VW.
  • Përvojë në riparimin e pjesëve të limarisë është përparësi.
  • Njohuri mbi sistemet mekanike dhe elektronike të automjeteve.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.
  • Gatishmëri për të mësuar dhe për t’u trajnuar për teknologjitë e reja.

Çfarë Ofrojmë:

  • Pagë konkurruese dhe kushte të mira pune.
  • Trajnime të specializuara për veturat elektrike.
  • Ambient pune dinamik dhe mundësi zhvillimi profesional.

Nëse jeni të interesuar, ju lutemi të aplikoni duke dërguar CV-në tuaj përmes butonit “Apliko Këtu” apo në [email protected]

 

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?