www.ofertapune.net Auditor i Brendshëm i Lartë (m/f) | PunaIme

Auditor i Brendshëm i Lartë (m/f)

Kompania

Banka për Biznes

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

25-01-2023

Data e perfundimit

11-02-2024

Lloji i orarit

Full Time

Auditor i Brendshëm i Lartë (m/f)

Kompetencat:

  • Diplomë Universitare në Ekonomi (Financa, Kontabilitet, Manaxhment ose Disiplina të ngjashme);
  • Minimum tri (3) vite përvojë pune në bankë ose institucion financiar në Auditim të Brendshëm/Jashtëm ose/dhe Financa dhe Kontabilitet;
  • Të jetë anëtar i një shoqate të njohur siç janë IIA, ACCA, SCAAK apo të tjera dhe së paku të jetë i çertifikuar si kontabilist ose auditorë i/e çertifikuar apo në proces të çertifikimit;
  • Njohuri dhe përvojë të praktikave, parimeve, procedurave të Auditimit të Brendshëm, si dhe Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (SNRF);
  • Njohuri të hollësishme të ligjeve dhe rregulloreve të BQK-së;
  • Shkathtësi të shkëlqyera analitike dhe të zgjidhjes së problemeve;
  • Shkathtësi të shkëlqyera ndërpersonale dhe komunikuese;
  • Shkathtësi të mira të punës në ekip si dhe në mënyrë të pavarur;
  • Nivel i avancuar i gjuhës angleze dhe përdorimit të paketës së Microsoft Office.

Përshkrimi i vendit të punës:

  • Mbikëqyrja/Kryerja e auditimeve si udhëheqës i ekipit dhe anëtar përkrahës dhe udhëheqës edhe në auditime tjera;
  • Asistimi i ekipit të audimit në mënyrë të vazhdueshme;
  • Siguron përpilimin me kohë, cilësi dhe korrekt dhe pa gabime, të raporteve të departamentit;
  • Përgatitë materialin për mbledhjen e komitetit të auditimit sipas procedurave ne fuqi dhe zëvendëson në mungesë, udhëheqësin e departamentit;
  • Rishikon Statutin, Procedurat e Departamentit të AB dhe përpilon planet e punës ne bashkëpunim me UDAB;
  • Ekzaminimin dhe vlerësimin e përshtatshmërisë dhe efektivitetit të sistemeve të kontrollit të brendshëm;
  • Rishikimin e aplikimit dhe efektivitetin e procedurave për menaxhimin e rrezikut dhe metodologjive për vlerësimin e rrezikut;
  • Rishikimin e sistemeve të menaxhmentit dhe të informacioneve financiare, përfshirë sistemin elektronik të informacioneve dhe shërbimet elektronike bankare;
  • Rishikimin e saktësisë dhe besueshmërisë së regjistrave të kontabilitetit dhe të raporteve financiare;
  • Rishikimin e mjeteve për ruajtjen e aseteve;
  • Rishikimin e sistemit të bankës për vlerësimin e kapitalit të saj në lidhje me vlerësimin e rrezikut;
  • Vlerësimin e ekonomicitetit dhe efikasitetit të operacioneve;
  • Testimin e transaksioneve dhe të funksionimit të procedurave specifike të kontrollit të brendshëm;
  • Rishikimin e sistemeve të themeluara për të siguruar pajtueshmëri me kërkesat ligjore dhe rregullative, kodin e sjelljes dhe implementimin e politikave dhe procedurave;
  • Testimin e besueshmërisë dhe përpikëshmërisë së raportimeve rregullatore;
  • Mbikëqyr zbatimin e SNK, SNA-ve, SNAB-ve dhe SNRF;
  • Kryen auditimet sipas Statutit, Politikës dhe Procedurës së Auditimit të Brendshëm në bankë;
  • Kontrollon zbatimin e politikave dhe procedurave të brendshme të bankës;
  • Përgatit dhe monitoron programet dhe planet e auditimit të Brendshëm në bazë të planit;
  • Diskuton rezultatet e auditimit të kryer me personin përgjegjës të njësisë/degës/shërbimit dhe jep këshilla rreth veprimeve që duhet ndërmarrë për përmirësimin e gjendjes;
  • Bënë sistemimin dhe indeksimin e letrave të punës;
  • Kryen kontrollimin e cilësisë së punës së auditimit bazuar ne proces;
  • Përpilon draft raporte dhe raporte për auditimet e kryera si dhe raporte javore, mujore, tremujore dhe vjetore;
  • Monitoron implementimin e rekomandimeve të dhëna nga raportet e auditimit;
  • Siguron mbështetje te nevojshme kontrolleve jashtme si BQK-ja dhe auditorëve të jashtëm;
  • Kryerjen e punëve të tjera sipas nevojës dhe kërkesave të udhëheqësit të departamentit dhe Komitetit të Auditimit.

Procedura e aplikimit:

Plotësoni formën për aplikim online. Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Siguria e të dhënave dhe parimet e privatësisë janë të rëndësishme për ne. Ne do t’i trajtojmë të dhënat e juaja me konfidencialitet të plotë.

Afati i aplikimit është deri me datë: 08 shkurt 2023