Auditor i Brendshëm i Lartë
Data e publikimit
20-03-2025
Data e perfundimit
28-03-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Ekonomi, Financë, Kontabilitet
NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, shpall
KONKURS
Për zgjedhjen e kandidatit për vendin e punës:
Auditor i brendshëm i lartë (një vend pune)
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
- Obligohet diplomë universitare në lëmin e ekonomisë, financave, kontabilitetit, administrimit të biznesit ose lëmi të ngjashme;
- Obligohet të ketë së paku 5 vjet përvojë pune në institucione financiar dhe së paku 3 vite në auditim të brendshëm;
- Preferohet certifikimi për auditor të brendshëm;
- Njohuri të gjuhës angleze për komunikim dhe shkrim;
- Aftësi të mira komunikatave dhe prezantuese;
- Shkathtësi kompjuterike posaçërisht në Excel;
PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS
- Njohës i mirë i çështjeve në fushën e caktuar që auditon;
- Raportimet javore për implementimin e detyrave të planifikuara;
- Përgatitjen e programit te auditimit para çdo fillimi të auditimit të brendshëm;
- Implementimin e procedurave të auditimit në linjë me metodologjinë e auditimit të brendshëm;
- Konsultimin me Drejtorin e Sektorit te Auditimit Brendshëm lidhur me procedurat e detajuara- para fillimit të auditimit;
- Të sigurohet se qëllimet e auditimit janë kuptuar;
- Identifikimin e rreziqeve kryesore në fushën që e auditon dhe njohuri në sistemin e kontrolleve të brendshme në fushën që e auditon;
- Kryerja e testimeve përkatëse për ë konkluduar nivelin e efektivetit dhe efikasitetit të kontrolleve të brendshme të fushës që e auditon;
- Raportimin tek Drejtorja e Sektorit Auditimit Brendshëm për procedurat e implementuara te auditimit dhe kohën e shfrytëzuar gjatë auditimit;
- Konsultimin me anëtaret e ekipit lidhur ne rast të punës ekipore dhe koordinimi me ta sipas metodologjisë së punës të Auditimit të Brendshëm;
- Rishikimin e punës së auditorëve tjerë ( nëse është e nevojshme);
- Kryerja e punëve dhe detyrave të tjera sipas kërkesës të udhëheqësit direkt.
Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës https://nlb-kos.com/aplikacioni-pune, deri më 28 mars 2025. Me rastin e plotësimit të aplikacionit duhet t’i bashkëngjitet kopja e diplomës së kualifikimit si dhe CV-ja. Vetëm kandidatët që i plotësojnë kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara sipas këtij konkursi, do të ftohen në procesin e përzgjedhjes.