www.ofertapune.net Auditor/e në Departamentin e Auditimit të Brendshëm | PunaIme

Auditor/e në Departamentin e Auditimit të Brendshëm

Kompania

Moneta

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

05/02/2021

Data e perfundimit

28-02-2021

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Auditim

Moneta është institucion financiar jo-bankar, i specializuar në ofrimin e shërbimeve financiare, me një personel me përvojë shumëvjeçare në këtë fushë.

Me qëllim të avancimit të veprimtarisë, Moneta tani është duke kërkuar kandidat të kualifikuar dhe profesional, për pozitën:

Auditor/e në Departamentin e Auditimit të Brendshëm 

Detyrat e punës dhe përgjegjësitë: 

  • Përgatitë dhe kujdeset për implementimin e planeve të auditimit; 
  • Kryen dhe kontrollon ciklin e plotë të auditimit, duke përfshirë menaxhimin e rrezikut dhe të kontrollit mbi efektivitetin e operacioneve, besueshmërinë financiare dhe pajtueshmërinë me të gjitha ligjet dhe rregulloret në fuqi; 
  • Rishikon realizimin e rekomandimeve të dala nga auditimet e mëhershme; 
  • Përgatitë raporte të rregullta të auditimit sipas planit të auditimit; 
  • Bën vlerësimin dhe monitorimin e riskut të përgjithshëm; 
  • Zhvillon programe të auditimit dhe pyetësor adekuat për verifikimin e funksionimit të kontrolleve të brendshme; 
  • Mirëmbanë letrat e punës së auditorit dhe përgatit raporte nga auditimet e kryera në pajtim me standardet e auditimit të brendshëm; 
  • Kryen dhe detyra të tjera sipas nevojës në bazë të kërkesës së mbikëqyrësit direkt; 

Kualifikimet dhe shkathtësitë profesionale: 

  • Diplomë universitare në ekonomi, financa, kontabilitet apo të ngjashme; 
  • Përvojë pune mbi 1 vit në fushën e kontabilitetit apo auditimit; 
  • Njohuri të standardeve të auditimit dhe procedurave, ligjeve, rregullave dhe rregulloreve; 
  • Certifikime profesionale relevante; 
  • Shkathtësi të larta në përdorimin e MS Office dhe software të kontabilitetit; 
  • Shkathtësi komunikimi në gjuhën shqipe dhe angleze; 
  • E preferueshme është njohja e gjuhës serbo-kroate; 
  • Vëmendje të lartë në detaje dhe aftësi të shkëlqyera analitike; 
  • Gjykim të shëndoshë dhe të pavarur.

Të gjithë të interesuarit duhet të aplikojnë përmes sistemit elektronik të rekrutimit në www.monetaks.com apo të dërgoni email në [email protected]. Së bashku me Aplikacionin apo email-in, ju lutem bashkëngjitni CV-në.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.