www.ofertapune.net Asistente Ekzekutive | PunaIme

Asistente Ekzekutive

Kompania

Neptun

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

24-07-2024

Data e perfundimit

29-10-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Pozita e Punës: Asistente Ekzekutive
Raporton te: CEO

Ky rol kërkon një nivel të lartë profesionalizmi dhe aftësi për të menaxhuar procese të caktuara në një mjedis dinamik dhe të shpejtë.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Planifikimi dhe koordinimi i takimeve, udhëtimeve dhe eventeve
  • Organizimi i agjendave dhe mbajtja e kalendarëve të ekzekutivëve.
  • Përgatitja dhe redaktimi i dokumenteve, raporteve dhe prezantimeve.
  • Menaxhimi i korrespondencës elektronike dhe fizike.
  • Mirëmbajtja e dosjeve dhe dokumentacionit.
  • Mbështetja në menaxhimin dhe ndjekjen e projekteve të ndryshme.
  • Bashkëpunimi me departamentet e tjera për të siguruar përmbushjen e afateve dhe objektivave.
  • Veprimi si pikë kontakti ndërmjet ekzekutivëve dhe palëve të tjera.
  • Mbajtja e komunikimeve të brendshme dhe të jashtme në mënyrë profesionale dhe të qartë.
  • Organizimi i udhëtimeve të biznesit, duke përfshirë rezervimet e fluturimeve, akomodimeve dhe transportit.
  • Përgatitja e itinerarëve dhe sigurimi i të gjitha dokumenteve të nevojshme për udhëtimet.
  • Përgatitja e materialeve për mbledhje dhe regjistrimi i shënimeve gjatë mbledhjeve.
  • Ndjekja e detyrave dhe vendimeve të marra në mbledhje.

Kualifikimet dhe Aftësitë:

  • Diplomë universitare në Administrim Biznesi, Menaxhimi ose një fushë të ngjashme.
  • Përvojë e mëparshme si Asistente Ekzekutive ose në një rol të ngjashëm.
  • Aftësi të shkëlqyera organizative dhe të menaxhimit të kohës.
  • Aftësi të forta komunikuese me shkrim ashtu edhe verbalisht.
  • Aftësi për të trajtuar informacione konfidenciale.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup.
  • Përdorimi i avancuar i softuerëve të zyrës, si Microsoft Office (Word, Excel, PowerPoint).
  • Fleksibilitet dhe aftësi për të menaxhuar detyra të shumta njëkohësisht.

Si të aplikoni:

Të gjithë të interesuarit janë të lutur të dërgojnë një CV përmes butonit ‘Apliko Këtu’

Afati është i hapur për aplikim deri me 10.08.2024!

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?