www.ofertapune.net Asistente e Shitjes në Butik (4) | PunaIme

Asistente e Shitjes në Butik (4)

Kompania

Afri Fashion

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

30-08-2024

Data e perfundimit

28-10-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Retail dhe Distribuim

Nëse jeni person kreativ dhe i motivuar për të zhvilluar karrierën, atëherë aplikoni edhe ju për tu bërë pjesë e ekipit tonë. Ne ofrojmë mundësi punësimi në një ambient modern dhe dinamik.

Me qëllim të zgjerimit të aktiviteteve vepruese kompania Afri Fashion sh.p.k përfaqësues ekskluzive i brendeve si : Tommy Hilfiger dhe Calvin Klein Jeans hap konkurs për vend të lira:

Calvin Klein Jeans

  • Asistente e Shitjes në Butik (2 vende pune)

Vendi i punës: Albi Mall, Prishtine

TOMMY HILFIGER

  • Asistente e Shitjes në Butik (2 vende pune)

Vendi i punës: Albi Mall, Prishtine

Përgjegjësitë dhe Detyrat:

  • Shërbimi ndaj klientit, përshtatja dhe kuptimi i nevojave të tyre,
  • Ndihmon në përzgjedhjen apo në gjetjen e produktit për klient,
  • Këshillimi i konsumatorëve, në përputhje me stilin e tyre.
  • Përkujdeset për vendosjen e artikujve në rafte dhe kukulla sipas udhëzimeve të mbikëqyrësit,
  • Kujdeset që të gjitha veshjet dhe aksesorët te jenë të gatshëm për ekspozim në dyqan (vendosja e alarmeve, kategorizimi, palosja, etj),
  • Përkujdeset për sektor të caktuar, menaxhon raftet (vendosja dhe largimi i artikujve) konform standardeve të kompanisë, si dhe depon,
  • Mban evidencën e shitjeve dhe porosive ditore dhe mban të informuar mbikëqyrësin për çdo parregullësi,
  • Informohet nga konsumatorët për kërkesat/ankesat e tyre dhe raporton tek mbikëqyrësi.

Kualifikimet dhe aftësitë:

  • Diplomë e shkollës së mesme
  • Të ketë përvojë pune në shitje
  • Njohja e gjuhës angleze
  • Aftësi në menaxhimin e problemeve në situata të ndryshme
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikimi
  • Të jetë energjike, aftësi të punës nën stress dhe me vetë iniciativë

Për të aplikuar, ju lutemi dërgoni CV-në dhe te bashkangjitur dergoni foton tuaj,

Kandidatët te cilen nuk dergojn fotografi nuk merren parasyshe.

[email protected] deri me datën 15.08.2024

Vetëm kandidatët e përfshirë në listën e ngushtë do të kontaktohen.