www.ofertapune.net Asistente e Shitjes në Butik (2) (Albi Mall Prishtinë), Asistente e Shitjes në Butik (2) (Albi Mall Gjilan) | PunaIme

Asistente e Shitjes në Butik (2) (Albi Mall Prishtinë), Asistente e Shitjes në Butik (2) (Albi Mall Gjilan)

Kompania

Afri Fashion

Lokacioni

Gjilan , Prishtinë

Data e publikimit

07-04-2025

Data e perfundimit

30-04-2025

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Retail dhe Distribuim

Nëse jeni person kreativ dhe i motivuar për të zhvilluar karrierën, atëherë aplikoni  edhe ju për tu bërë pjesë e ekipit tonë. Ne ofrojmë mundësi punësimi në një  ambient modern dhe dinamik. 

Me qëllim të zgjerimit të aktiviteteve vepruese kompania Afri Fashion sh.p.k  përfaqësues ekskluzive i brendeve si : Tommy Hilfiger dhe Calvin Klein Jeans hap  konkurs për vend të lira:  

TOMMY HILFIGER 

Asistente e Shitjes në Butik (2 vende pune)  

Vendi i punës: Albi Mall, Prishtine 


TOMMY HILFIGER 

  • Asistente e Shitjes në Butik (2 vende pune)

Vendi i punës: Albi Mall, GJILAN 

Përgjegjësitë dhe Detyrat: 

  • Shërbimi ndaj klientit, përshtatja dhe kuptimi i nevojave të tyre,
  • Ndihmon në përzgjedhjen apo në gjetjen e produktit për klient, 
  • Këshillimi i konsumatorëve, në përputhje me stilin e tyre.  
  • Përkujdeset për vendosjen e artikujve në rafte dhe kukulla sipas  udhëzimeve të mbikëqyrësit, 
  • Kujdeset që të gjitha veshjet dhe aksesorët te jenë të gatshëm për ekspozim  në dyqan (vendosja e alarmeve, kategorizimi, palosja, etj), 
  • Përkujdeset për sektor të caktuar, menaxhon raftet (vendosja dhe largimi i  artikujve) konform standardeve të kompanisë, si dhe depon, 
  • Mban evidencën e shitjeve dhe porosive ditore dhe mban të informuar  mbikëqyrësin për çdo parregullësi, 
  • Informohet nga konsumatorët për kërkesat/ankesat e tyre dhe raporton tek  mbikëqyrësi. 

Kualifikimet dhe aftësitë: 

  • Diplomë e shkollës së mesme 
  • Të ketë përvojë pune në shitje 
  • Njohja e gjuhës angleze
  • Aftësi në menaxhimin e problemeve në situata të ndryshme
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikimi 
  • Të jetë energjike, aftësi të punës nën stress dhe me vetë iniciativë 

Për të aplikuar, ju lutemi dërgoni CV-në dhe te bashkangjitur dergoni foton tuaj,  Kandidatët te cilen nuk dergojn fotografi nuk merren parasyshe. [email protected] deri me datën 30.04.2025 

Vetëm kandidatët e përfshirë në listën e ngushtë do të kontaktohen.