www.ofertapune.net Asistente e Burimeve Njerëzore | PunaIme

Asistente e Burimeve Njerëzore

Kompania

Rossmann

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

24-04-2025

Data e perfundimit

10-05-2025

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Burime Njerëzore

KONKURS PUNE

Pozita: Asistente e Burimeve Njerëzore
Kompania: Rossmann Kosovo Shpk
Lokacioni: Zyret Qendrore – Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë
Orari: Full-time

Rossmann Kosovo fton të gjithë kandidatët e interesuar të aplikojnë për pozitën Asistente e Burimeve Njerëzore, për të qenë pjesë e një ekipi profesional dhe dinamik.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Asistim në përgatitjen dhe administrimin e dokumentacionit të punonjësve (kontrata, vendime, njoftime, etj.)
  • Mbështetje në procesin e rekrutimit dhe integrimit të punonjësve të rinj
  • Menaxhimi dhe mirëmbajtja e dosjeve të stafit dhe përditësimi i të dhënave në sistem
  • Komunikim i rregullt me dyqanet dhe departamentet për çështje të lidhura me stafin
  • Mbështetje në organizimin e trajnimeve, vlerësimeve të performancës dhe aktiviteteve të tjera të HR-së
  • Kryerja e detyrave shtesë të deleguara nga Menaxherja e Burimeve Njerëzore

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë universitare (preferohet Fakulteti Juridik)
  • Të paktën 2 vite përvojë pune në pozita të ngjashme
  • Njohuri të mira në legjislacionin e punës dhe administratë
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe organizimi
  • Përdorim i mirë i paketës MS Office (Word, Excel)
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe në kushte dinamike pune
  • Njohja e gjuhës angleze – niveli minimal B2
  • Njohja e gjuhës gjermane konsiderohet përparësi

Çfarë ofrojmë:

  • Ambient profesional dhe dinamik pune
  • Mundësi zhvillimi dhe ngritje profesionale
  • Përkrahje nga një ekip me përvojë
  • Pagë konkurruese në treg

Si të aplikoni:

Të gjithë të interesuarit janë të ftuar të dërgojnë:

  • CV
  • Letër motivuese

Apliko në butonin “Apliko Këtu” ose në emailin: [email protected]

Afati i fundit për aplikim: 10/05/2025

Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen për intervistë.

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?