Asistente Administrative
Data e publikimit
22-08-2024
Data e perfundimit
13-01-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Administratë
Pozita: Asistente Administrative
Lokacioni: Shkel e Shko Sh.P.K., Gracanicë, Rruga Marigona Residence p.n. 10500.
Përshkrimi i Detyrave:
- Pranimi dhe drejtimi i telefonatave hyrëse në mënyrë profesionale dhe efikase.
- Përgjigja në kërkesat e klientëve dhe ofrimi i informacionit të nevojshëm.
- Marrja dhe përpunimi i porosive të klientëve nëpërmjet telefonit, email-it dhe kanaleve të tjera komunikimi.
- Menaxhimi dhe mirëmbajtja e dokumentacionit administrativ dhe regjistrave të ndryshëm.
- Asistimi në detyrat e përditshme administrative dhe mbështetja e stafit të kompanisë.
- Organizimi dhe koordinimi i takimeve dhe ngjarjeve të brendshme.
- Kryerja e detyrave të tjera sipas nevojës dhe kërkesave të menaxhmentit.
Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:
- Diplomë e shkollës së mesme (preferohet diploma universitare në administrim biznesi apo fusha të ngjashme).
- Përvojë e mëparshme në pozita të ngjashme është një avantazh.
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe ndërpersonale.
- Njohuri të mira të përdorimit të programeve kompjuterike, veçanërisht Microsoft Office dhe Pro data Programit.
- Aftësi të mira organizative dhe menaxhimi i kohës.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.
- Fleksibilitet dhe aftësi për t’u përshtatur me ndryshimet dhe kërkesat e reja.
Aplikimi:
Të gjithë të interesuarit janë të ftuar të dërgojnë CV-në dhe letrën motivuese përmes butonit ‘Apliko Këtu’
Ne mirëpresim të gjitha aplikimet dhe do të kontaktojmë vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë.