Asistent Transporti / Shofer
Data e publikimit
04-11-2024
Data e perfundimit
03-12-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Transport, Logjistikë
Pozita
Assitent transporti / Shofer
Përmbledhje e punës
Po kërkojmë një Assitent transporti / Shofer jashtëzakonisht të motivuar dhe të orientuar në detaje për të u bashkëngjitur ekipit tonë dinamik të hulumtuesve. Kandidati ideal duhet të ketë aftësi të shkëlqyera në komunikim, koordinim dhe organizim, të jetë i gatshëm të reagojë shpejt në ndryshime dhe sfida, dhe të jetë i aftë të bashkëpunojë efektivisht me ekipe të ndryshme funksionale.
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Transporti i ekipeve të terenit, sipas udhëzimeve të Menaxherit të BNj/koordinatorit të terenit;
- Raportim dhe komunikim i rregullt me Menaxherin e BNj, për të gjitha çështjet e ndërlidhura me punën;
- Pranon punën në terren duke respektuar standardet e larta të kualitetit edhe afatit të caktuar nga MBNJ /mbikqyrësi;
- Përgjegjës i transportit në bashkëpunim të plotë me MBNJ;
- Reagim i shpejtë në situata të ndryshme emergjente në terren;
- Mbajtja e inventarit të materialeve të zyrës dhe porositja e materialeve të reja sipas nevojës;
- Përgjegjës për të zgjidhur problemet me infrastrukturë të zyrës dhe për t’u përgjigjet kërkesave ose çështjeve;
- Furnizimi për nevojat e zyrës,
Kontrata 12 muaj me 3 muaj periudh provuese
Orari i punës Fleksibil
Benefitet Kontrata sipas ligjit të punës, skema pensionale sipas ligjit,
Shkathtësitë e kërkuara:
- Të ketë të përfunduar shkollën e mesme;
- Përvojë relevante e punës në fusha e transportit, logjistikës ose të ngjashme;
- Të ketë aftësi për punë ekipore dhe individiduale;
- Të posedoj patent shofer kategoria B
- Përkushtim dhe etikë në punë;
Procesi i aplikimit
Për të aplikuar, ju lutem dërgoni Cv-në në email adresën [email protected] ose përmes butonit “Apliko Këtu”
Kantar Index Kosova është punëdhënës që respekton mundësitë e barabarta dhe mirëpret llojllojshmëri të madhe të aplikuesve. Inkurajojmë aplikime nga individë me çfarëdo prejardhje dhe përvoje.