Asistent për E-commerce dhe Social Media
Data e publikimit
22-01-2025
Data e perfundimit
31-01-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Retail dhe Distribuim
Kompania GiFi është rrjeti më i madhë i dyqaneve me produkte të standardit europian që tashmë është hapur Kosovë. GiFi është një zinxhir francez me mbi 600 dyqane, kryesisht në Francë, Spanjë, Belgjikë, Itali dhe në Afrikë. Gifi ka një gamë te gjerë produktesh me pakicë siq janë: lodra për fëmijë, produkte shtepiake për kuzhinë, banjo, kopsht, mobilje, dekorime, produkte për kujdesin në shtëpi, aksesorë për kafshët shtëpiake dhe shumë artikuj të tjerë.
Për arsyeje të rritjes së kompanisë jemi duke kërkuar kandidat të kualifikuar dhe profesional, për pozitën:
Asistent për E-commerce dhe Social Media
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Menaxhimi dhe përditësimi i platformës sonë të e-commerce;
- Përgatitja dhe optimizimi i listave të produkteve;
- Implementimi i strategjive për rritjen e shitjeve online;
- Analizimi i të dhënave dhe përgatitja e raporteve për performancën e dyqanit online;
- Krijimi dhe menaxhimi i përmbajtjes për rrjetet sociale (Instagram, Facebook, TikTok, etj.);
- Hartimi i strategjive të marketingut në rrjetet sociale;
- Monitorimi i angazhimit të përdoruesve dhe ndërveprimi me ta;
- Bashkëpunimi me ekipin kreativ për të krijuar fushata të suksesshme.
Kualifikimet:
- Aftësi të mira komunikimi dhe organizimi;
- Njohuri bazë në platforma të e-commerce (Shopify, WooCommerce, etj.);
- Përvoja me rrjetet sociale dhe menaxhimin e përmbajtjes;
- Njohuri mbi mjetet e dizajnit si Canva ose Adobe Photoshop (e preferueshme);
- Njohuri bazike në SEO dhe analizën e të dhënave;
- Aftësi për të menaxhuar shumë detyra njëkohësisht.
Informata shtesë:
Të gjithë të interesuarit mund ta dërgojnë CV-në e tyre në butonin “Apliko Ketu” ose ne: [email protected] duke shënuar në subjekt Pozitën për të cilën aplikoni.
Afati për aplikim deri me datë: 31.01.2025
*Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.