Asistent në Shitje dhe Sistemues i Mallit
Data e publikimit
04-06-2024
Data e perfundimit
31-08-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Retail dhe Distribuim
KONKURS
Kush jemi ne:
SolvIT është një kompani në rritje të vazhdueshme për 14 vite me radhë në fushen e IT. Produktet tona gjejnë përdorim ne industritë kryesore ne Republiken e Kosoves, Maqedoni dhe Shqiperi. Industrite janë: Retail (Bizneset zingjirore, te gjitha ne Kosove), Distribucionit, Prodhimit, Horeca, Logjistikes, tregëtise me pakice etj! Produktet tona përdoren po ashtu edhe në sektorin e institucioneve Qeveritare!
Brendet që tregtojme ne janë brende globale dhe inovative në nivel global sic janë: Zebra Technologies, SmartTechnologies, DIGI, Anviz, Rongta, HoneyWell, Datalogic, Evobot, RatioTec, Ocom, etj.
SolvIT sh.p.k eshte nje kompani ne rritje te vazhdueshme prandaj hap konkurs per:
- Asistent ne Shitje dhe Sistemues i mallit
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Asiston menaxherin e shitjes ne pergatitjen e mallit sipas nevojave te klientit
- Kerkohet të mësoj shpejtë veqoritë e produkteve dallimet mes tyre!
- Ben përgatitjen e porosisë sipas kërkesës se klientit
- Te bej shpërndarjen e mallit ne terren
- Të ketë patent shofer të kategorisë B
- Të dij procedurat për pranim dorëzimin e mallit në hapsirat e kompanisë dhe terren!
- Kujdeset për sistemimin depoimin e mallit ne hapësirat ruajtëse te kompanisë (15% e kohës)
- Te jete i përkushtuar per ti kryer kerkesat tjera qe vijne nga klientët e lamisë që ne i shërbejmë!
- Njohja bazike e Word, Excel, Power Point, Outlook e-mail, etj.
- Te dorëzoj raportet e punës tek supervizori!
- Të jetë në gjendje të shkruaj dhe komunikoj ne menyre profesionale me e-mail.
- Dituria bazike per te operuar me ndonjë makine prodhimi është përparësi dhe kandidati do te konsiderohet per ngritje ne detyre dhe page!
Cka Ofrojmë ne
- Zgjerim i avancuar i njohurive në fushen e IT-se së aplikuar në procese reale të punës
- Ambient ekipor te këndshëm per pune! Individuale ose Ekipore
- Avancim në karrierë
- Ngritje në pozitë
- On the job training
- Respektim i ligjit te punes
- Pagë progresive në bazë të eksperiencës dhe përkushtimit ndaj punës dhe kompanisë
- Pagesë të orëve shtesë nëse paraqitet nevoja ndonjëhere për orë shtesë
- Kontratë punë
Cka presim nga ju
- Etikë të lartë në punë!
- CV me detaje reale pasi qe mund edhe te kërkojmë te vërtetohen!
- Përgjegjësi për veprimet e juaja. Krijim i besimit tek klientët tanë
- Fokus në punë dhe përkushtim të plotë ndaj punës!
- Të arrini besushmëri për ti kryer në mënyrë të pavarur proceset e punës
- Të keni veti analitike për zgjidhjen e pengesave eventuale në punët e përditshme
Kandidatët me përvoje pune, me rekomandime, njohuri të gjuhës angleze, kanë shanca më të medha për vendin e punës.
Ju lutem vendosni ne CV- vetëm gjerat që dini ti bëni me të vertetë!
Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV përmes butonit ‘Apliko Këtu‘ ose në: [email protected]