www.ofertapune.net Asistent në Shitje dhe Sistemues i mallit, Teknik i IT-së, Faturiste dhe Financiere (niveli fillestar) | PunaIme

Asistent në Shitje dhe Sistemues i mallit, Teknik i IT-së, Faturiste dhe Financiere (niveli fillestar)

Kompania

SolvIT

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

03-05-2024

Data e perfundimit

02-06-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Retail dhe Distribuim

Konkurs Punësimi

SolvIT sh.p.k  eshte nje kompani ne rritje te vazhdueshme prandaj hap konkurs per:

-Asistent ne Shitje dhe Sistemues i mallit

-Teknik i IT-së

-Faturiste – dhe Financiere e nivelit fillestar

Asistent ne Shitje dhe Sistemues I mallit

  • Asiston menaxherin e shitjes në përgatitjen e mallit sipas nevojave të klientit;
  • Kërkohet të mësojë shpejtë veçoritë e produkteve krahasimet mes tyre;
  • Të jetë i përkushtuar për t’i kryer kërkesat tjera që vijnë nga klientët e lamisë që ne i shërbejmë;
  • Njohja e avancuar e Word, Excel, Power Point, Outlook e-mail, etj.;
  • Të ketë patent shofer të kategorisë B;
  • Të dijë procedurat për pranim dorëzimin e mallit në hapësirat e kompanisë dhe terren;
  • Kujdeset për sistemimin e mallit ne hapësirat ruajtëse te kompanisë;
  • Të dorëzojë raportet e punës tek supervizori;
  • Të jetë në gjendje të shkruaj dhe komunikojë në menyrë profesionale me e-mail.

Teknik i IT-se

  • Te Asistoj Menaxherin e IT-se ne punet teknike te produkteve qe tregtojmë ne
  • Te ketë përvoje pune ne IT dhe te posedoj “troubleshooting skills”
  • Të jetë në përfundim ose të kete të përfunduar Shkencat Kompjuterike
  • Të jet në gjendje të bëj riparimet bazike të një produkti harduerik!
  • Të posedoj aftësi analitike për ti propozuar zgjidhjen e duhur klientit përmes veglave Remote ose direkt ne terren!
  • Kandidati do të bëj implementimin e produkteve qe ne tregtojmë tek klientët në terren!
  • Të kuptoj si një pajijse konfigurohet përmes softuerit për ti kryer veprimet e caktuara dhe komunikimit me pajisje tjera!
  • Njohurite bazike ne photoshop dhe social media i japin kandidatit përparësi!
  • Të jetë në gjendje të shkruaj dhe komunikoj në gjuhen angleze dhe shqipe!
  • Të ketë patent shofer të kategorisë B.

Faturiste – dhe Financiere e nivelit fillestar

  • Pergatit faturat profaturat ne arke
  • Të kete te përfunduar ose duke njdekur fakultetin Ekonimik ose te natyrës se njejte.
  • Të ketë veti analitike për ti kuptuar veprimet bazike që kan të bëjnë me artikujt dhe klientët
  • Eksperience minimum 2 vite ne.
  • E preferuar te ketë patent shofer të kategorisë B.
  • Të ketë etikë të lartë në punë!

Kush jemi ne:

SolvIT është një kompani në rritje të vazhdueshme për 14 vite me radhë në fushen e IT. Produktet tona gjejnë përdorim ne industritë kryesore ne Republiken e Kosoves, Maqedoni dhe Shqiperi. Industrite  janë: Retail (Bizneset zingjirore, te gjitha ne Kosove),  Distribucionit, Prodhimit, Horeca, Logjistikes, tregëtise me pakice etj! Produktet tona përdoren po ashtu edhe në sektorin e institucioneve Qeveritare!

Brendet që tregtojme ne janë brende globale dhe inovative në nivel global sic janë: Zebra Technologies, SmartTechnologies, DIGI, Anviz, Rongta, HoneyWell, Datalogic, Evobot, RatioTec, Ocom, etj.

www.solvit-ks.com

facebook.com/solvitks

Cka Ofrojmë ne

  • Zgjerim i avancuar i njohurive në fushen e IT-se së aplikuar në procese reale të punës
  • Ambient ekipor te këndshëm per pune! Individuale ose Ekipore
  • Avancim në karrierë
  • Ngritje në pozitë
  • On the job training
  • Respektim i ligjit te punes
  • Pagë progresive në bazë të eksperiencës dhe përkushtimit ndaj punës dhe kompanisë
  • Pagesë të orëve shtesë nëse paraqitet nevoja ndonjëhere për orë shtesë
  • Kontratë punë

Cka presim nga ju

  • Etikë të lartë në punë!
  • CV me detaje reale pasi qe mund edhe te kërkojmë te vërtetohen!
  • Përgjegjësi për veprimet e juaja. Krijim i besimit tek klientët tanë
  • Fokus në punë dhe përkushtim të plotë ndaj punës!
  • Të arrini besushmëri për ti kryer në mënyrë të pavarur proceset e punës
  • Të keni veti analitike për zgjidhjen e pengesave eventuale në punët e përditshme

Kandidatët me përvoje pune, me rekomandime, njohuri të gjuhës angleze, kanë shanca më të medha për vendin e punës.  

Ju lutem vendosni ne CV- vetëm gjerat që dini ti bëni me të vertetë!

Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV përmes butonit ‘Apliko Këtu‘ ose në: [email protected]

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?