Asistent/e Kontabiliteti
Data e publikimit
13-11-2024
Data e perfundimit
24-12-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Ekonomi, Financë, Kontabilitet
KONKURS PUNE – Asistent Kontabiliteti
Finance GROUP, e themeluar që nga viti 1992, është lider në industrinë e kontabilitetit dhe menaxhimit të financave. Po kërkojmë një kandidat të ri për t’u bashkuar me ekipin tonë. Pozita është për ata që do të merren kryesisht me regjistrimin e faturave të blerjeve dhe shitjeve në sistemet tona të kontabilitetit.
Detyrat dhe përgjegjësitë përfshijnë:
• Regjistrimi dhe përpunimi i faturave të blerjeve dhe shitjeve në sistemin kontabël.
• Kontrolli i saktësisë së të dhënave të faturave dhe sigurimi që ato janë të përputhshme me dokumentet mbështetëse.
• Koordinimi me departamentet përkatëse për sqarime dhe pasqyrimin e faturave të paqarta.
• Përgatitja e raporteve të rregullta mbi faturat dhe transaksionet e kryera.
Kualifikimet e kërkuara:
• Dëshmi e arsimit në fushën e kontabilitetit, financës ose një fushë të ngjashme.
• Përvojë pune e mëparshme në regjistrimin e faturave ose detyra të ngjashme është përparësi.
• Aftësi të mira për të punuar me softuerët e kontabilitetit, veçanërisht programin BILANC, dhe paketat e Microsoft Office (sidomos Excel).
• Aftësi të mira komunikimi dhe organizimi.
• Vullnet për të mësuar dhe zhvilluar aftësitë profesionale.
Si të aplikoni:
Të gjithë të interesuarit për këtë mundësi mund të dërgojnë një CV dhe një letër motivimi në adresën tonë të e-mailit ([email protected]) deri më [20.11.2024]. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për intervistë.
Ne ofrojmë mundësi për zhvillim të mëtejshëm profesional dhe një mjedis pune dinamik.