www.ofertapune.net Asistent i Shitjes, Depoist | PunaIme

Asistent i Shitjes, Depoist

Kompania

Patron Dantel

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

07-05-2025

Data e perfundimit

05-06-2025

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Retail dhe Distribuim

Vende të Lira Pune në Patron Dantel – Bëhu Pjesë e Ekipit Tonë!

Patron Dantel, dyqan tekstilesh i specializuar në dantella dhe materiale me cilësi të lartë, po zgjerohet! Kemi nevojë për persona të motivuar, të besueshëm dhe të kujdesshëm për të plotësuar këto dy pozita:


 1. Asistent Shitjeje

Lokacioni: Prishtine
Orari: Kohë e plotë

Detyrat:

  • Të mirëpresë dhe ndihmojë klientët në përzgjedhjen e materialeve
  • Të mbajë të pastër dhe të organizuar hapësirën e shitjes
  • Të ofrojë informacione për produktet dhe këshilla për kombinime
  • Të kryejë pagesa dhe të mbajë evidenca të sakta

Kushtet:

  • Qasje miqësore dhe e përqendruar në klientin
  • Aftësi të mira komunikuese dhe njohuri bazike në kompjuter
  • Përvoja në shitje apo modë është përparësi

2. Depoist

Lokacioni: Magazina e Patron Dantel
Orari: Kohë e plotë

Detyrat:

  • Pranimi, organizimi dhe etiketimi i materialeve të reja
  • Mbajtja e evidencës së saktë të inventarit
  • Mbajtja e pastërtisë dhe rregullit në magazinë
  • Përgatitja dhe paketimi i materialeve për dërgesa

Kushtet:

  • Përgjegjësi dhe përpikmëri në punë
  • Aftësi fizike për të lëvizur rrotulla materialesh
  • Njohuri bazike në sistemet e inventarit është përparësi

Pse të bashkohesh me ne?

  • Ambient pune mbështetës dhe krijues
  • Mundësi për rritje profesionale në industrinë e tekstileve
  • Zbritje për stafin dhe trajnime të vazhdueshme

 Apliko duke dërguar kontaktuar ne telefon ose direkt ne dyqanin tonë.
 Kontakto: +38349747089