Asistent i kontabilistit

Kompania

Liri

Telefoni

044/441-446

Lokacioni

Prizren

Data e publikimit

22/05/2020

Data e perfundimit

05-06-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Administratë

Në pajtim me Ligjin e Punës Nr.03/L-212 i shpallur në Gazetën Zyrtare me datë 01.12.2010 90/10, Fabrika konditorike “Liri” me seli në Prizren, me datë 22.05.2020, shpallë këtë:

KONKURS PËR VEND TË LIRË PUNE

• Asistent i kontabilistit.

Ne ofrojmë:
Kontratë pune sipas Ligjit të Punës dhe ligjeve në fuqi.

Stabilitet në punë.

Kualifikimet:

  • Të ketë të përfunduar shkollën e mesme,fakulteti ekonomik konsiderohet përparësi.
  • Përvoja e punës konsiderohet perparsi.
  • Certifikata e SCAAK konsiderohet përparsi.
  • Të jetë fleksibil dhe i gatshëm të punoj në grup.

Detyrat e punës për pozitën nr. 1:

  • Regjistron transaksionet ditore në sistemin e kontabilitetit
  • Ndihmon në përpunimin e pasqyrave financiare dhe raporteve të brendshme;
  • Pregatitjen e listave mujore, për punëtoret për pagesat e tyre;
  • Regjistrimin e transaksioneve nga ekstraktet e bankës, menaxhimi i pagesave më arkë;
  • Prezentimi i biznesit nëse kërkohët nga kompania;
  • Punë të tjera në lëminë Financave dhe të kontabilitetit më interes për kompaninë.

Për të aplikuar duhet të paraqiteni personalisht në zyret tona, të cilat gjenden në Prizren në rrugën “Ukë Bytyqi”,Pn,, ku do t’i nënshtroheni një interviste të shkurtër dhe do të plotësoni aplikacionin e punës. (Përparësi kanë kandidatët të cilët kanë përvojë punë në pozitën përkatëse)..

Mund të aplikoni nga data: 22.05.2020, deri me 05.06.2020.

Për më shumë info mund të shkruani në email: administrata@liriprizren.com

Apliko këtu