www.ofertapune.net Asistent i/e Financave, Agjent i/e Shitjes, Dërgues Malli, Punonjës në Depo | PunaIme

Asistent i/e Financave, Agjent i/e Shitjes, Dërgues Malli, Punonjës në Depo

Kompania

Vitamer

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

20-01-2024

Data e perfundimit

23-05-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Retail dhe Distribuim

VITAMER – SHPALL KONKURS PËR VENDET E LIRA TË PUNËS

  • Pozita: Asistent i/e Financave – Vende te punës: 1
  • Pozita: Agjent i/e shitjes –  Vende te punës: 1
  • Pozita: Dërgues Malli – Vende te punës 1
  • Pozita: Punonjës në depo –  Vende te punës 1

Pozita: Asistent i/e Financave – Vende te punës: 1

Përgjegjësitë:

  • Mirëmbatja e dokumentacioneve financiare në bazë të kërkesave ligjore.
  • Regjistrimi i ekstrakteve bankare, të arkave, të shpenzimeve dhe investimeve;
  • Barazimi i kartelave financiare të blerësve;
  • Përcjellja dhe raportimi i Llogarive te Arketueshme;
  • Asistimi në përgatitjen e librave tregtarë;
  • Krijimi i raporteve të ndryshme sipas kërkesës së menaxhmentit
  • Bashkëpunon me të punësuarit në kolektiv për gjëra të ndryshme në fushën e financave dhe marrëdhënieve ndër njerëzore,
  • Kryen edhe punë të tjera profesionale sipas kërkesës së drejtorit apo të udhëheqësit të sektorit të cilat janë në kuadër të veprimtarisë përkatëse të departamentit të Financave.

Kualifikimet

  • Diplomë Universitare në Ekonomi, preferohet dega Financa, Kontabilitet ose Ekonomi;
  • Eksperiencë pune së paku 2 vite në fushën e Financave, Kontabilitetit;
  • Njohja e programit Pro Data është përparësi;
  • Njohja e gjuhës angleze është përparësi;
  • Njohuri të avancuara të pakos së Microsoft Office me theks të veçantë Mc Excel;
  • Të ketë aftësi të mira planifikuese, organizative dhe në zgjidhjen e problemeve;
  • Të jetë në gjendje të punoj si në mënyrë të pavarur po ashtu edhe në ekip.

Pozita: Agjent i shitjes Vende te punës: 1

Përgjegjësitë:

  • Të vizitoj blerësit (Barnatoret) sipas planit të dhënë nga mbikqyrësi;
  • Të ketë njohuri pë produktet, përparësitë dhe benefitet;
  • Të bëjë prezantimin dhe shitjen e produkteve në teren;
  • Të ndjekë ecurinë dhe mbarëvajtjen e këtyre produkteve në treg;
  • Të krijoj marrëdhënie të mira me blerësit duke ofruar shërbime efikase të orientuara drejt klientit;
  • Analizon prezencën e produkteve në treg (konkurrencën, çmimet, promocionet,);

Kualifikimet:

  • Të ketë të mbaruar së paku shkollën e mesme,
  • Së paku dy vite përvojë pune shitje në teren, përparësi do të kenë kandidatët të cilat kanë punuar me barnatore;
  • Të jetë komunikativ, të jetë i/e vendosur dhe të ketë vetë-iniciativë;
  • Të ketë aftësi bindëse në shitje;
  • Të ketë aftësi të mira të komunikimit;
  • Patent shoferi kategoria B.

Dërgues i porosive – Vende të punës: 1

Përgjegjësitë:

  • Kryen dërgesat e prorosive në teren;
  • Bën palimin dhe renditjen e mallit në raft;
  • Të krijoj marrëdhënie të mira me blerësit duke ofruar shërbime efikase të orientuara drejt klientit;
  • Analizon prezencën e produkteve në treg konkurrencën, çmimet;

Kualifikimet:

  • Të ketë të mbaruar shkollën e mesme;
  • Së paku dy vite përvojë pune në teren, përparesi do të jetë përvoja me barnatore;
  • Të ketë aftësi të mira të komunikimit;
  • Patent shoferi kategoria B.

Punonjës në depo – Vende të punës: 1

Përgjegjësitë:

  • Kujdeset për mallin / produktet në depo;
  • Palon mallin në vendin e duhur në depo me renditje sipas afateve;
  • Vendos deklaracionet në produkte;
  • Punë të tjera në depo sipas detyrave të përcaktuara.

Kualifikimet:

  • Të ketë të mbaruar shkollën e mesme
  • I kujdeshshëm ndaj detajeve
  • Shkathtësi të punës në grup
  • Patent shoferi kategoria B

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në dhe të cekin pozitën për të cilën aplikojnë përmes butonit “Apliko Këtu” ose në email: [email protected] Konkursi është i hapur deri me datën 09-02-2024.

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?