www.ofertapune.net Asistent Ekzekutiv | PunaIme

Asistent Ekzekutiv

Kompania

FKEE

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

22-11-2022

Data e perfundimit

14-01-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Administratë

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë

Shpallje për vend të lirë pune

A) Rrethanat organizative
Me miratimin e Ligjit Nr. 06/L-079 për Efiçiencë të Energjisë (LEE), Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) është themeluar si entitet i pavarur, autonom dhe i qëndrueshëm, në mbështetje të objektivave të politikës për Efiçiencë të Energjisë së Republikës së Kosovës, duke promovuar, mbështetur dhe zbatuar masat e efiçiencës së energjisë, si dhe duke tërhequr dhe menaxhuar burimet financiare në mënyrë që të financojë dhe zbatojë projekte investimesh në fushën e Efiçiencës së Energjisë në një mënyrë të qëndrueshme.
Asistenti Ekzekutiv punësohet nga Drejtori Menaxhues për një mandat 3 vjeçar, me mundësi të vazhdimit sipas ligjit për punën. Ai /ajo raporton te Drejtori Menaxhues dhe vepron brenda zyrës së tij.
B) Roli dhe përgjegjësitë kryesore
Nën mbikëqyrjen e Drejtorit Menaxhues (DM), Asistent Ekzekutiv është përgjegjës për organizmin e agjendës dhe shoqërimin në vizitat dhe takimet zyrtare, asistimin dhe ekzekutimin me cilësi të lartë dhe të koordinuar të detyrave / aktiviteteve të besuara atij / saj dhe arritjen e rezultateve që kanë të bëjnë me këto detyra / aktivitete në kohë. Asistent Ekzekutiv është përgjegjës sjellje në përputhje me standardet, normat e vlefshme dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.
C) Detyrat dhe funksionet specifike si dhe rezultatet e pritshme kryesore
Asistent Ekzekutiv është përgjegjës për sa vijon:
• Asistencën administrative për DM-në në koordinim edhe me udhëheqësin e zyrës qendrore
• Administrimi dhe përgatitja e regjistrave dhe bazave të të dhënave lidhur me takimet, vizitat dhe gjithë aktivitetet e DM;
• Regjistrimi i të gjitha kërkesave dhe aktiviteteve për zyrën e Drejtorit Menaxhues dhe menaxhimin e tyre ne baza ditore
• Trajtimi i postës hyrëse dhe dalëse për zyrën e Drejtorit Menaxhues dhe korrespodencën me palët ndërlidhëse, duke përfshirë koordinimin e brendshëm me njësitë e FKEE, atë ndërinstitucional dhe donatorët;
• Planifikimi i aktiviteteve dhe koordinimi i punës ne terren sipas kërkesave ditore te planifikuara nga Drejtori Menaxhues dhe drejtuesit tjerë të njësive të brendshme organizative të FKEE.
Ai / ajo gjithashtu është përgjegjës për sa vijon:
• Sigurimi i informacionit të përgjithshëm në lidhje me aktivitetet e DM dhe FKEE për publikun e gjerë që lidhen me projektet ne zbatim dhe ngjarjet ditore të FKEE;
• Vendosja dhe organizimi i takimeve dhe ngjarjeve të tjera të Drejtorit Menaxhues të FKEE, duke mbajtur shënime dhe krijuar raporte të shkruara rreth takimeve të tilla
• Planifikimi dhe monitorimi i kostove të zyrës së Drejtorit Menaxhues dhe raportimi i rregullt (mujor) i shpenzimeve te Drejtori Menaxhues
• Çështje të tjera organizative dhe logjistike të caktuara nga Drejtori Menaxhues (p.sh. – ndihmë në mbledhjen e shënimeve dhe fotove gjatë takimeve dhe prezantimeve, ndihmë në mirëmbajtjen e veturës dhe vozitjen në terren sipas kërkesës se DM, etj.).
D) Kualifikimet, përvoja dhe aftësitë gjuhësore
• Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
• Kualifikim universitar në Ekonomi, Financa, Marketing, Administrim Biznesi, Komunikim ose ekuivalent (për kandidatët e diplomuar jashtë Kosovës, duhet të sigurohet prova e njohjes së diplomës në Kosovë);
• Tri (3) vjet përvojë pune të përgjithshme, nga të cilat të paktën tre (1) vit në detyra / aktivitete të ngjashme, përvoja në punë administrative ose ekzekutive përben përparësi;
• Njohuri të shkëlqyeshme për të paktën një nga gjuhët zyrtare në Kosovë dhe njohuri të gjuhës angleze;
• Posedim i lejes se vozitjes kategoria B dhe përvojë në vozitje
• Posedimi i shkathtësisë informatike në Aplikacionet MS (Word, Excel, PowerPoint, etj.);
• Nuk është dënuar me aktgjykim të formës së prerë për një vepër penale për të cilën dënimi maksimal tejkalon gjashtë (6) muaj burgim dhe dënimi nuk është i kushtëzuar; (evidencat nuk duhet të jenë më të vjetra se data e shpalljes së vendeve të punës të kësaj njoftimi për vendet e lira të punës).
E) Shpërblimi – Paga mujore
Sistemi i pagave: Shpërblimi bëhet sipas pakos konkurruese në përputhje me Rregulloren e Brendshme për Shpërblimin e Personelit të FKEE (R-OBPSh).
F) Të dhëna tjera
FKEE nuk është organizate buxhetore, marrëdhënia e punës themelohet sipas Ligjit të Punës.
Për më shumë detaje rreth FKEE: https://fkee-rks.net/

1. Përmbajtja e dokumenteve të aplikimit
Dokumentet e aplikimit duhet të përmbajnë së paku:
1) Kopja e dokumentit përkatës që dëshmon shtetësinë.
2) CV-në e hollësishme të aplikuesit
3) Letrën e motivimit përfshirë synimet e aplikuesit për punën gjatë kohës së mandatit (jo më shumë se 3 (tri) faqe).
4) Kopje të diplomës (diplomave) për studimet e mbaruara universitare, përfshirë dëshminë e njohjes së diplomës (nëse aplikohet)
5) Kopje të dëshmisë se nuk ka qenë i dënuar (shiko kushtet e hollësishme në Seksionin D më lart)
6) Kopje e patentë shoferit (nëse nuk është dorëzuar në kuadër të pikës 1);

Dokumentet e aplikimit mund të përgatiten në secilën prej tre (3) gjuhëve: shqip, serbisht ose anglisht.
Kopjet e çfarëdo dëshmie që tregon për kualifikimet, përvojën dhe aftësitë gjuhësore të aplikuesve janë të mirëseardhura.

2. Dorëzimi i aplikacioneve
Aplikimet, përfshirë të gjitha dokumentet e kërkuara, dorëzohen në [email protected] deri më
5 Dhjetor 2022, ora 16.00.

Aplikacionet që nuk i kanë të gjitha dokumentet e parapara (1-6 më lart) nuk do të merren parasysh nga komisioni vlerësues.
Kliko këtu për Gjuhën Serbe