www.ofertapune.net Asistent/e Produkt Menaxher/e | PunaIme

Asistent/e Produkt Menaxher/e

Kompania

ITD Prishtinë

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

27-03-2024

Data e perfundimit

25-04-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Menaxhment

ITD Prishtinë SH.P.K. ka filluar operimin në Kosovë që prej vitit 2003 dhe është pjesë e një prej grupeve më të mëdha në rajon. Është një ndër kompanitë më të mëdha dhe lider në teknologjinë e informacionit. ITD Prishtinë SH.P.K. është Distributor i teknologjisë së informacionit duke patur në portofol brendet më të njohura ndërkombëtare si Cisco, Microsoft, Hewlett Packard, Dell, IBM, EMC, Lenovo, Asus, Acer, si dhe shumë kompanive të tjera prestigjoze globale.

ITD Prishtine shpk është në kërkim të një:  Asistent/e Produkt Menaxher

Kualifikimet :

  • Diploma universitare në degë të profileve teknike;
  • Të paktën dy vite eksperiencë pune
  • Njohuri të mira për produktet IT;
  • Njohuri të gjuhës angleze;
  • Aftësi komunikuese, negociuese dhe prezantuese;

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Ndjek në sistemin statusin e porosive dhe bashkëpunon me Logjistikën për një ecuri normale të kohës së furnizimit.
  • Organizon me efikasitet proceset e punes per realizim te suksesshem te ofertimit
  • Ndjekë në mënyrë aktive raportet e furnitorëve
  • Aftësi shumë të mira në përgatitjen e raporteve për shitje dhe stok.
  • Ofron mbështetje për klientët para dhe pas shitjes.
  • Bashkëpunon me departamentin e importeve dhe produkt menaxherat.
  • Njeh dhe ndjekë programet dhe kampanjat e furnitorëve me partnerë;

Kushtet e ofruara nga kompania:

  • Orari i punës: e Hënë – e Premte (40 orë në javë)
  • Pagë konkurruese në treg.
  • Mundësi për zhvillim profesional.
  • 20 ditë pushim vjetor në vit dhe të gjitha lejet tjera sipas ligjit të punës.
  • Sigurim shëndetësor. 
  • Transport të organizuar për punonjësit: Prishtinë-Kompani. 

Për të aplikuar ju lutem dërgoni CV-në dhe dokumentet  tjera që vërtetojnë kualifikimet tuaja ne adresë e-mail: [email protected].

Ju lutem e specifikoni pozitën për të cilën aplikoni në subjekt! 
Afati i aplikimit: 21 ditë nga shpallja e konkursit
Të dhënat që do të paraqitni nëpërmjet aplikimit tuaj do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.