Asistent/e në E-commerce
Data e publikimit
01-03-2023
Data e perfundimit
29-12-2023
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Administratë
Pozita e punës: Asistent/e në E-commerce
Lokacioni: Prishtinë
Orari: Full Time
Afati i fundit per aplikim: 10.03.2023
INTERSPORT – KONKURS
Kush jemi ne?
INTERSPORT është rrjeti i dyqaneve sportive më i madh në botë, me prezencë në mbi 100 shtete anë e mbanë botës. Misioni ynë është i thjeshtë, të ofrojmë paisje dhe produkte sportive të kualitetit më të lartë për të përmbushur çdo nevojë sportive për klientët tanë.
Si rezultat i zgjerimit të aktiviteteve, Intersport Kosova kërkon kandidatë të motivuar për të aplikuar në vendin e punës si asistent/e i E-commerce. Nëse jeni person kreativ dhe entuziast për të zhvilluar karrierën, INTERSPORT ju ofron mundësi punësimi në një ambient modern dhe dinamik.
Pritshmëritë:
Asistenti i E-Commerce duhet te sigurojë që rrjeti ynë online të jetë vizualisht tërheqës, i lehtë për të manovruar si dhe të ketë një përmbajtje të saktë dhe të përditësuar. Ky rol nënkupton asistimin e vazhdueshëm të menaxherit të E-commerce në mirëmbajtjen e përditshme dhe funksionimin e të gjitha aktiviteteve në departament.
Objektivat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
- Komunikimi me klientë potencial në rrjetet sociale dhe në uebfaqe.
- Shtimi/mirëmbajtja e produkteve të platformës INTERSPORT Kosova.
- Shtimi i përshkrimit dhe specifikave të produkteve në gjuhën shqipe,
- Menaxhimi i porosive dhe monitorimi i tyre.
- Analizë të përgjithshme të shitjeve online dhe audiencës (trafikut).
- Rekomandime dhe ide kreative mbi ndryshime potenciale në platformën e shitjeve online.
Kualifikimet:
- Të paktën një vit përvojë profesionale në fushën e shitjeve online, idealisht në industrinë sportive.
- Njohuri teknike për E-commerce shoqëruar me aftësinë për të ofruar zgjidhje kreative.
- Aftësi të forta analitike, mendime konceptuale dhe punë të organizuar.
- Njohuri shumë të mira në MS Office, veçanërisht Excel.
- Njohuri rreth aktiviteteve të brendeve lidere në Industrinë Sportive.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi, motivim i lartë, përkushtim dhe besueshmëri
- Njohuria dhe eksperienca në WordPress/WooCommerce është avantazh.
Aplikimi bëhet deri me datë 10.03.2023, duke dërguar email në [email protected] ose përmes telefonit +383 43 555 656.