Asistent/e në Departamentin e Importit, Konsulent/e i/e Shitjes
Data e publikimit
23-05-2025
Data e perfundimit
21-06-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Retail dhe Distribuim
Konkurs për Pozita të Hapura në Agimi Company
Pozita 1: Asistent/e në Departamentin e Importit
Kualifikimi:
- Njohuria e gjuhës Angleze e domosdoshme, dhe gjuhët tjera është përparësi;
- Përvojë pune së paku një (1) vit në import apo pozitë të ngjashme;
- Aftësi të shkëlqyeshme komunikimi;
- Të jetë në gjendje të punojë në mënyrë të pavarur dhe në grup.
Përshkrimi i Detyrave dhe Përgjegjësive:
- Organizimi i transporteve ndërkombëtare dhe negociimi për çmime të transportit;
- Mbajtja e kontakteve me kompanitë e transportit brenda dhe jashtë vendit;
- Kontaktimi me furnitorët e jashtëm rreth organizimit të importit, dhe sigurimi i dokumentacionit përkatës;
- Sigurimi i besimit dhe mbështetjes së stafit të lartë drejtues, duke mbajtur një urë komunikimi me të gjitha departamentet e brendshme;
- Mbajtja e diskrecionit dhe konfidencialitetit në komunikim me stafin udhëheqës të kompanisë
Pozita 2: Konsulent/e i/e Shitjes
Kualifikimi:
- Të ketë të mbaruar së paku Shkollën e mesme;
- Të ketë aftësi të shkëlqyeshme komunikimi me punonjësit dhe klientët;
- Të ketë përvojë pune minimum 1 vit;
- Të ketë aftësi për të punuar nën presion dhe me orar fleksibil;
- Njohja e gjuhës Angleze, apo gjuhëve të tjera është përparësi;
- Njohuri të shkëlqyeshme të kompjuterit.
Përshkrimi i Detyrave dhe Pëgjegjësive:
- Paraqitja në mënyrë adekuate para klientit;
- Njohja e kërkesës së klientit;
- Informimi i klientit për produktet dhe çmimet;
- Informimi i klientit lidhur me mënyrën e pagesës;
- Ndihmimi i klientëve në marrjen e vendimeve të informuara;
- Kryerja e detyrave të tjera lidhur me shitjen e produkteve.
Ne ofrojmë:
- Pagë konkurruese dhe e bazuar në performancë.
- Sigurim shëndetësor
- Trajnime dhe mundësi zhvillimi profesional.
- Ambient pune miqësor dhe mbështetje nga një ekip profesional.
Mënyra e Aplikimit: Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në së bashku me dëshmitë e shkollimit dhe përvojës së punës përmes butonit “Apliko Ketu” e-mail adresës: [email protected]