Asistent/e në Administratë (4), Product Content Management
Data e publikimit
06-01-2025
Data e perfundimit
05-02-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Administratë
Asistent/e ne administrate (5), Product Content Management (1)
PrimEx SH.P.K. shpallë konkurs për pozitat:
ASISTENT/E NE ADMINISTRATE (5),
Kompania Primex përfaqëson një rrjet firmash me reputacion në industrinë e mobiljeve:
- “Home Concept”: Një fabrikë lider në prodhimin e mobiljeve e vendosur në Poloni.
- “FORESTDREAM”, “HOMETREND” dhe”HOMEFACE”: Këto kompani, me seli në Gjermani, janë të specializuaranë shitjen e mobiljeve në të gjithë Evropën.
Në Primex, ne jemi të specializuar në:
- Planifikimin e prodhimit,
- Planifikimin e shitjeve me shumicë dhe pakicë të mobiljeve në Evropë,
- Menaxhimin e Logjistikës,
- E-Commerce,
- Shërbimet B2B dhe B2C,
- Kujdesin ndaj konsumatorëve.
Gjithashtu, kompania jonë merret me:
- Financa,
- Dizajn,
- Menaxhimin e mediave sociale,
- Zhvillim,
- Shërbimet IT.
Me një ekip dinamik prej rreth 30 individësh, ne bashkëpunojmë me partnerë evropianë dhe ndërkombëtarë në shumë vende. Ndërsa vazhdojmë të zgjerohemi, ne po kërkojmë individë të rinj dhe entuziastë për t’iu bashkuar ekipit tonë në rritje.
Përgjegjësitë dhe detyrat për pozicionin e asistentit administrativ:
- Regjistrimi i transaksioneve në sistemin e Gjermanisë dhe Polonisë.
- Përgatitja e raporteve të ndryshme sipas kerkesave interne/eksterne.
- Kryerja me efikasitet e detyrave të ndryshme administrative.
- Sipas kërkesave nga Mbikëqyrësit, të mirren detyra shtesë në lidhje me vendin e punës.
- Kualifikimet:
- Preferohet diplomë universitare.
- Të ketë njohuri të mira të Microsoft Office, veçanërisht Excel.
- Kërkohet njohja e gjuhës angleze (preferohet edhe gjuha gjermane).
- Aftësi organizative.
- Aftësi në prioritizimin e detyrave në mënyrë efikase.
PRODUCT CONTENT MANAGEMENT /E-COMMERCE (1)
Product Content Management për E-commerce, si menaxhimin per përmbajtjen e katalogëve dhe produktet online në platforma shume te njohura: Amazon.de, Otto.de, Kaufland.de, Wayfair.de, XXXLutz.de, Home24.de dhe të tjera.
Përgjegjësitë dhe detyrat:
Krijimi dhe organizimi i përmbajtjes:
- Krijimi i përshkrimeve të detajuara dhe tërheqëse për produktet.
- Vendosja e titujve dhe përshkrimeve të optimizuara për SEO.
- Organizimi i katalogëve të produkteve sipas kategorive për akses më të shpejtë nga klientët.
Mirëmbajtja dhe përditësimi i të dhënave:
- Përditësimi i çmimeve, stokut dhe ofertave në kohë reale.
- Sigurimi që të gjitha të dhënat të jenë të harmonizuara në platformat kryesore E-Commerce.
Automatizimi i procesit:
- Automatizimi i ngarkimit dhe përditësimit të përmbajtjes në disa platforma njëkohësisht, duke shmangur gabimet njerëzore dhe duke përshpejtuar procesin.
- Përdorimi i mjeteve të integruara si SAP B1, për efikasitet më të lartë dhe bashkëpunim të lehtë me partnerët.
Analiza dhe optimalizimi i performancës:
- Analizimi i performancës së përmbajtjes dhe përmirësimi i saj në bazë të sjelljes së klientit.
- Përdorimi i të dhënave për të optimizuar përshkrimet dhe prezantimin e produkteve për të rritur shitjet.
Kualifikimet:
- Shkollim Universitar.
- Të ketë njohuri në programin Microsoft Office – veçanërisht Excel.
- Të ketë njohuri të Gjuhës Angleze (Gjuha Gjermane – e preferuar)
Për të interesuarit PRIMEX ofron:
- Kontratë pune afatgjate,
- Mundesi zhvillimi dhe avansim në pozitë,
- Punë internacionale 100% (Me kompani europiane).
Mënyra e Aplikimit:
Kandidatët e interesuar mund të i dërgojnë CV ne butonin “Apliko ketu” dhe përmes e-mail adresës:
[email protected]
Adresa: Rruga Nëna Terezë në Fushë Kosovë.
Ju do të kontaktoheni nga Primex nëse CV-ja juaj dhe dokumentet tjera mbështetëse (nëse dërgoni) do të kualifikohen nga ekipi ynë vlerësues.