Asistent/e Menaxher/e (1), Përfaqësues/e i/e Shitjes (5)
Data e publikimit
03-02-2025
Data e perfundimit
20-02-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Menaxhment
Kompania AZTECH është lider në fushën e shitjes me pakicë dhe shumicë në lëminë e artikujve të elektronikës në tregunKosovar.
AZTECH zhvillon aktivitetin e saj në qytete të ndryshme të Kosovës. Për arsyeje të rritjes së kompanisë jemi duke kërkuar kandidat të kualifikuar dhe profesional, për pozitën:
Asistent Menaxher/e (1 pozitë)
Përfaqësues/e i/e Shitjes (5 pozita)
Lokacioni: Ferizaj
Asistent Menaxher/e – Detyrat dhe përgjegjësitë
- Mirëpritja e konsumatorëve dhe ofrimi i shërbimeve;
- Në bashkëpunim me menaxher-in/en organizon punët dhe përkujdeset që dyqani të jetë në përputhshmëri me instruksionet e kompanisë;
- Mbikëqyrë mbarëvjatjen e proceseve të përditshme të dyqanit;
- Përgjegjës për procesin e barazimit të arkës në baza ditore;
- Mirëmbajtja dhe menaxhimi i produkteve, barazimi i gjendjes fizike të stokut me atë në sistem në baza të rregullta mujore;
- Dhe detyra të tjera të përcaktuara nga punëdhënësi.
Përfaqësues/e i/e Shitjes – Detyrat dhe përgjegjësitë
- Mirëpritja e konsumatorëve dhe ofrimi i shërbimeve;
- Këshillon klientët duke u ofruar atyre sqarime për produktet;
- Sigurohet që çmimet e produkteve të jenë të vendosura dhe te azhurnuara;
- Bënë rregullimi dhe renditjen e produkteve sipas instruksioneve,
- Dhe detyra të tjera të përcaktuara nga punëdhënësi.
Kualifikimet:
- Preferohet të ketë të përfunduar së paku shkollimin e mesëm;
- Përvojë pune në shitje ose shërbim ndaj klientëve;
- Aftësi të shkelqyeshme komunikuese;
- Posedimi i patent shoferit (kategoria B) është përparësi.
Ne ofrojmë:
- Pagë konkurruese;
- Sigurim shëndetsor;
- Bonuse në shitje;
- Ambient dinamik të punës me fuqinë e kompanisë lider në tregun kosovar;
- Mundësi reale të zhvillimit profesional;
- Njohje të teknologjive sipas trendëve të zhvillimit.
Informata shtesë:
- Të gjithë të interesuarit mund ta dërgojnë CV-në e tyre përmes butonit “Apliko Këtu” ose në: [email protected]
- Afati për aplikim deri me datë: 20.02.2025
- Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.