www.ofertapune.net Asistent/e Lodrave, Kamarier/e, Ndihmës/e Kamarier/e, Banakier/e, Ndihmës/e Kuzhinier/e | PunaIme

Asistent/e Lodrave, Kamarier/e, Ndihmës/e Kamarier/e, Banakier/e, Ndihmës/e Kuzhinier/e

Kompania

VitaLand

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

08-09-2022

Data e perfundimit

26-09-2023

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Prishtina po bëhet me qendrën më të re tregtare! Brenda kësaj hapësire keni mundësi të vini për t’u argëtuar bashkë me më të dashurit tuaj. 

VITALAND shumë shpejt do të jetë atraksion me lojëra nga më tërheqëset, jo vetëm për fëmijë por për të gjitha grup-moshat.

Vitaland, për të përmbushur vendet e lira të punës shpall konkurs për:

Pozita: Asistent/e të ndryshme për lodra për VitaLand

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Angazhim sipas standardeve të përcaktuara duke pasur vëmendje të veçantë ndaj rregullave të sigurisë;
  • Përkujdesje fizike dhe emocionale;
  • Bashkëpunimin në grup;
  • Puna e afërt me fëmijët që janë në përgjegjësi të asistentes;
  • Përvojë në qasjen pozitive ndaj fëmijëve dhe përkrahje emocionale;
  • Mbajtja e komunikimit të hapur me prindërit dhe ofrimi i informatave korrekte lidhur me mbarëvajtjen e aktiviteteve të fëmijëve;
  • Monitorim i rregullt i fëmijës gjatë kohës në VitaLand;
  • Bashkëpunim i ngushtë me stafin;

Kualifikimet:

  • Të posedojë aftësi të mira inter-personale;
  • Të ketë aftësi komunikimi, organizimi dhe orientimi profesional;
  • Durim dhe fleksibilitet;
  • Aftësi komunikimi në gjuhën shqipe dhe angleze;
  • Të ketë aftësi të mira në punën grupore;
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi;
  • Të jeni energjike.
  • Diplomë e shkollës së mesme, e preferuar diploma universitare në drejtim e Fakultetit të Edukimit ose drejtime të ngjashme.

    Banakier/e

  • Përgjegjësitë:

    • Kujdeset për pastërtinë e shankut;
    • Përgatit pijet të cilat vijnë si porosi nga kamerierët;
    • Të keni shkathtësi dhe entuziazëm, në kryerjen e detyrave të punës;
    • Të ketë paraqitje profesionale dhe të jetë i shoqërueshëm;
    • Të jetë i/e gatshëm për punën nën presion;
    • Sipas kërkesës së mbikëqyrësit kryen edhe punë të tjera që ndërlidhen me vendin e punës.

    Kualifikimet:

    • Njohja e punës me kompjuter;
    • Njohja e gjuhës angleze (përparësi);
    • Kreativ në përgatitjen e pijeve;
    • Të jetë komunikativ;
    • I motivuar për punë;
    • Aftësi për punë nën presionin e kohës.

Pozita: Kamarier/e

Përgjegjësitë:

  • Siguron shërbime cilësore, për të gjithë mysafirët e restorantit;
  • Marrja e porosive dhe servimi i porosive për klientët e restorantit;
  • Njohja e gjuhës angleze;
  • Inkasimi i pagesave;
  • Kujdeset që mysafirët e restorantit të ndahen të kënaqur me shërbimet.

Kualifikimet:

  • Përvojë pune së paku një (1) vjeçare;
  • Përgjegjësi në punë;
  • Aftësi të punës nën presion;
  • Aftësi për punë ekipore;

Ndihmës/e Kamarier/e 

Përgjegjësitë:

  • Ndihmon kamerierët në punët e tyre;
  • Zëvendëson kamerierët në rast të mungesës se tyre;
  • Kujdeset për pastërtinë e sallës dhe asiston në shërbim.

Kualifikimet:

  • Përvoja e punës e dëshirueshme;
  • Të jeni komunikativ dhe energjik;
  • Të jeni të gatshëm të punoni në një mjedis dinamik;
  • Të keni natyre të hapur dhe mikpritëse.

Ndihmës/e Kuzhinier/e

Përgjegjësitë:

  • Respektimi i detyrave që vijnë nga kryekuzhinieri;
  • Ndihmon në përgatitjen e pjatave dhe ushqimeve;
  • Ndërmerr detyra të tjera që mund të përcaktohen herë pas here nga kuzhinieri;
  • Pastron enët, vendin e punës dhe përgatitë sallatat sipas nevojës;
  • Mbanë standardin e caktuar nga kuzhinieri.

Kualifikimet:

  • Të ketë aftësi të mira organizative;
  • Të jetë energjik dhe i/e motivuar;
  • Të ketë aftësi të punës në ekip;
  • Përvojë adekuate pune.

Të gjithë të interesuarit që posedojnë aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshirojnë të bëhen pjesë e ekipit të parkut më të madh të argëtimit Vitaland mund të aplikojnë përmes butonit të mëposhtëm “Apliko”.