www.ofertapune.net Asistent/e i/e Shitjes në Industrinë e Mobilierisë | PunaIme

Asistent/e i/e Shitjes në Industrinë e Mobilierisë

Kompania

ProHomeDesign

Lokacioni

Fushë Kosovë

Data e publikimit

26-12-2024

Data e perfundimit

09-01-2025

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Retail dhe Distribuim

SHPALLJE PUNE

Pozita: Asistent/e i/e Shitjes në Industrinë e Mobilierisë

Kompania Pro Home Design është në kërkim të stafit energjik dhe ambicioz për të arritur sukses në shitjen e mobilierisë dhe zhvillimin e biznesit në tregun e Republikës së Kosovës.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Promovimi dhe shitja e produkteve të mobilierisë, duke përfshirë kuzhina të të gjitha llojeve, dhoma gjumi, paradhoma, sete banjosh dhe elemente të tjera për mobilimin e shtëpive.
  • Promovimi i seteve ekskluzive dhe inovative për kopshtin, me cilësi të lartë dhe dizajn unik.
  • Identifikimi dhe kontaktimi i klientëve potencialë për mobilimin e banesave, shtëpive dhe zyrave.
  • Zhvillimi i strategjive për depërtim në tregje të reja dhe rritjen e bazës së klientëve.
  • Ofrimi i zgjidhjeve kreative dhe profesionale për mobilimin e zyrave dhe hapësirave të tjera sipas kërkesave të klientëve.
  • Bashkëpunimi me fabrikën Pro Home Design për të ofruar zgjidhje të personalizuara dhe produkte cilësore.

Kriteret:

  • Energjik/e dhe i/e motivuar për të arritur rezultate.
  • Aftësi të shkëlqyera në komunikim dhe negocim.
  • Njohuri për tregun e mobilierisë (përparësi).
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe për të menaxhuar projekte të ndryshme.
  • Përvoja në shitje ose zhvillim biznesi është e dëshirueshme, por jo e domosdoshme.
  • Njohja e gjuhës angleze
  • Posedim i patente shoferit (kategoria B)

Çfarë ofrojmë:

  • Mundësi për zhvillim profesional në një industri dinamike.
  • Pagë konkurruese bazuar në performancë.
  • Mjedis pune mbështetës dhe mundësi për avancim në karrierë.

Nëse mendoni se jeni kandidati ideal për këtë pozitë, ju ftojmë të dërgoni CV-në tuaj dhe një letër motivimi në adresën tonë të emailit: [email protected] deri më 25.12.2024.

Pro Home Design – Për mobilimin tuaj ideal!