www.ofertapune.net Asistent/e i/e Shitjes, Menaxher Dyqani | PunaIme

Asistent/e i/e Shitjes, Menaxher Dyqani

Kompania

Multi Brand

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

27-03-2024

Data e perfundimit

26-04-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Retail dhe Distribuim

Përshkrimi i Shoqërisë: 

Multibrand LLC është pjesë e grupit më të madh në tregun e shitjes me pakicë luksoze në Shqipëri, I&A International, duke numëruar mbi 30 dyqane në Shqipëri dhe rajone fqinje që mbulojnë dy sektorët kryesorë të tregut të luksit: Bizhuteri & Orë dhe Shitje Selektive, Modë. I&A International krenohet me bashkëpunimet solide me marka prestigjioze si: Altinbaş, Pandora, ZEN DIAMOND, Estel Jewelry, Roberto Bravo, Roche Bianca, Hugo Boss, Karl Lagerfeld dhe Michael Kors.

Pozita:  Asistent/e i/e Shitjes & Menaxher Dyqani

Vendi i punës: Prishtine

Përgjegjësitë dhe Detyrat:

Asistent/e i/e Shitjes:

  • Ekzekuton vendosjen e produkteve në rafte sipas rregullave dhe orientimeve të “brand-it”.
  • Garanton një komunikim të qartë dhe të sjellshëm me klientët, duke krijuar një mjedis të ngrohtë dhe mikpritës. Sigurohet për përgjigje korrekte dhe të shpejta për të gjıthë klientët e afruar nëpërmjet rrjeteve sociale.
  • Mban shënime dhe raporton produktet e kërkuara në frekuencë më të shpeshtë në krahasim me të tjerat.

Menaxher Dyqani:

  • Përgjegjësi dhe detyra lidhur me mbikëqyrjen dhe menaxhimin e përgjithshëm.
  • Përgjegjësi dhe detyra lidhur me produktet e brand-it ne dyqan.
  • Përgjegjësi dhe detyra lidhur me proceset operacionale
  • Përgjegjësi dhe detyra lidhur me stafin e shitjes ne dyqan.

Përvoja, Kualifikimet & Aftësitë:

  • Përvojë të mëparshme në shërbim klienti/shitje, idealisht në “luxury retail”.
  • Njohja e gjuhës angleze, gjuhë të tjera përbëjnë avantazh.
  • Orientim në përdorimin e paketës MS Office dhe sistemeve financiare. 
  • Të ketë përfunduar ciklin studimor bachelor, idelaisht në fusha të lidhura me modën apo komunikimin. 
  • Orientim i fortë biznesi me qasje drejt arritjes së objektivave.
  • Person me integritet të lartë, i orientuar drejt pajtueshmërisë dhe standardeve.

Cfare ofrohet?

  • Page shume e mire;
  • Skeme bonusi e kenaqshme per te motivuar stafin;
  • Mundesi rritje ne pozicione pune brenda kompanise.

Te interesuarit te dergojne cv e tyre ne email-in [email protected] ose te kontaktojne ne numrin e telefonit +355699205769 duke specifikuar pozicionin e punes per te cilin po aplikojne: “Asistent/e i/e shitjes” ose “Menaxher Dyqani”.

* Do te kontaktohen vetem kandidatet e perzgjedhur.