www.ofertapune.net Asistent/e i/e Shitjes | PunaIme

Asistent/e i/e Shitjes

Kompania

Minna Fashion

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

16-01-2024

Data e perfundimit

19-07-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Retail dhe Distribuim

MINNA për plotësimin e nevojave të saj shpall konkurs për 2 vende te lira pune.

MINNA eshte kompani lidere ne industrine e modes, me saktesishte ne dizajnimin dhe prodhimin e veshjeve ekskluzive. Aktualisht, MINNA eshte duke zgjeruar ambientet dhe biznesin, prandaj na duhen edhe njerez te rinje, te motivuar dhe te gatshem per te vazhduar rrugetimin se bashku. 

Pozita: Asistent/e i/e Shitjes në showroom.

Si asistent/e i/e shitjes, ju do jeni kontakti i pare me klientin i cili do perfaqesoje kompanine, prandaj kjo pozite ka rendesi te veqant dhe trajtohet me prioritet.

Vendi i punës: Prishtinë

Përgjegjësitë dhe Detyrat:

  • Shërbimi ndaj klientit, përshtatja dhe kuptimi i nevojave të tyre.
  • Ndihmon në përzgjedhjen apo në gjetjen e produktit për klient
  • Këshillimi i konsumatorëve, në përputhje me stilin e tyre.
  • Përkujdeset për vendosjen e artikujve në rafte dhe kukulla.
  • Kujdeset që të gjitha veshjet dhe aksesorët te jenë të gatshëm për ekspozim në dyqan. 
  • Përkujdeset për sektor të caktuar, menaxhon raftet (vendosja dhe largimi i artikujve) sipas standardeve të kompanisë dhe depo, informon mbikëqyrësin për çdo parregullësi.
  • Informohet nga konsumatorët për kërkesat/ankesat e tyre.

Kualifikimet:

  • Diplomë e shkollës së mesme
  • Të ketë përvojë pune në shitje
  • Njohja e gjuhës angleze eshte perparesi
  • Aftësi në menaxhimin e problemeve në situata të ndryshme
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikimi, kuptimi i nevojave të klientit
  • Të jetë energjike, aftësi të punës nën stres, me vetë iniciativë

Kushtet:

  • Page konkuruese
  • Komision ne shitje 
  • Bonuse sipas performances
  • Trajnime profesionale mbi shitjen dhe teknikat e shitjes.

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentat e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikonin në adresën e e-mail-it:[email protected] ose permes telefonit 048801074

Duke ju falënderuar për aplikim, ju njoftojmë se vetëm kandidatët e përfshirë në listën e ngushtë do të kontaktohen.