www.ofertapune.net Asistent/e i/e Projektit dhe Komunikimit Digjital | PunaIme

Asistent/e i/e Projektit dhe Komunikimit Digjital

Kompania

Kosova Makers League

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

02-12-2024

Data e perfundimit

01-01-2025

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Menaxhment

Asistent/e i/e projektit dhe komunikimit digjital
Liga e Krijuesve Kosovarë – Kosova Makers League (KML) është platformë edukative jo-formale, e cila organizon garën më të madhe të robotikës për fëmijët e shkollave fillore, Kosova Makers League Open (KML Open). 
Qëllimi i KML është rritja e entuziasmit të nxënësve në fushat STEAM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri, Art dhe Matematikë) dhe krijimi i një mjedisi pozitiv, inovativ dhe të shëndetshëm.
KML ka hapur thirrjen për “Asistent/e i/e projektit dhe komunikimit digjital“, që të përfshijë në ekip një person entuziast për të asistuar në projektin KML Open, me fokus në menaxhimin e rrjeteve sociale.

Përgjegjësitë kryesore:
  • Të shkruajë dhe publikojë përmbajtje kreative për platformat e rrjeteve sociale, duke respektuar identitetin dhe strategjinë e KML-së.
  • Të marrë pjesë në aktivitetet e projektit me qëllim të krijimit të përmbajtjeve për rrjete sociale.
  • Të krijojë dhe menaxhojë kalendaret promocionale që lidhen me aktivitetet dhe objektivat e projektit.
  • Të zhvillojë dhe zbatojë strategji për rrjetet sociale, për të rritur angazhimin dhe ndjekësit, duke monitoruar dhe analizuar performancën për përmirësime të vazhdueshme.
  • Të marrë pjesë në paraqitje mediale për të përfaqësuar projektin.
  • Të bashkëpunojë ngushtë me kompaninë e marketingut për të siguruar që strategjitë dhe fushatat e rrjeteve sociale janë të harmonizuara me qëllimet e përgjithshme të KML-së.
  • Të mirëmbajë komunikimin me shkollat dhe partnerët tjerë implementues të projektit.
  • Të asistojë në implementimin e duhur të projektit.

Aftësitë dhe shkathtësitë e kërkuara:

  • Të ketë aftësi të shkëlqyera të komunikimit në gjuhën shqipe dhe angleze (në shkrim dhe në të folur).
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera në menaxhimin e rrjeteve sociale.
  • Të ketë njohuri të mira në përdorimin e pakos Microsoft Office.
  • Të ketë shkathtësi të shkëlqyera organizative.
  • Të jetë i/e gatshëm/me të punojë në ekip.
  • Të jetë i/e gatshëm/me të mësojë gjëra të reja.
  • Të përfshijë kreativitetin dhe të tregojë vetë-iniciativë në punë.
  • Të tregojë etikë të lartë profesionale; respektojë orarin e punës dhe të koordinojë kohën e punës bashkë me pjesën tjetër të ekipit.

Linku per aplikim!