www.ofertapune.net Asistent/e i/e Lartë i/e Shitjes (CROPP Prishtina Mall) | PunaIme

Asistent/e i/e Lartë i/e Shitjes (CROPP Prishtina Mall)

Kompania

LPP

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

08-04-2025

Data e perfundimit

30-04-2025

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Retail dhe Distribuim

LPP S.A është kompani ndërkombëtare e modës që u mundëson klientëve të saj të shprehin individualitetin e tyre në modë për më shumë se 30 vjet. 

Në përbërjen e saj, LPP ka 5 marka: Reserved, Mohito, Cropp, House dhe Sinsay, dhe secila prej tyre është dizajnuar për grupe të ndryshme konsumatorësh që ndjekin stile jetese të ndryshme dhe kanë nevoja të ndryshme. 

Koleksionet tona janë të paraqitura në mbi 2,200 dyqane shitjeje në 40+ vende dhe me mbi 30,000 punonjes në të gjithë Evropën, Azinë dhe Afrikën.

Ne po hapemi edhe në KOSOVE, dhe forca më e madhe lëvizëse e kompanisë tonë janë punonjësit, andaj, BËHU PJESË E KËSAJ FORCE!

Asistent/e i/e Lartë  i/e Shitjes –CROPP Prishtina Mall

Jemi shume te lumtur qe po hapim dyqanin tone te pare nga brendi CROPP në Prishtina Mall,  andaj jemi në kërkim të një Asistent/e i/e Lartë  i/e Shitjes cili do të jetë përgjegjës për:

  • Ofrimin e shërbimeve profesional ndaj klientëve dhe shërben si model.
  • Njohjen  dhe analizimin e  raporteve  të shitjeve, dhe bazuar në to, ndërmerr veprime të duhura.
  • Punimin me produktet sipas parimeve të VM (Visual Merchandising).
  • Sigurimin dhe ekzekutimin e efektshëm të detyrave.
  • Punimin me mjetet dhe aplikacionet në dispozicion për të rritur shitjet në të gjitha kanalet e shitjes.
  • Kryerjen e  detyrave të tjera të caktuara nga punëdhënësi në këtë fushë.
  • Kultivimin e  një atmosferë miqësore dhe marrëdhënie pozitive brenda ekipit.
  • Komunikimin e qartë dhe hapur.
  • Mbështetjen e  procesit dhe orientimin e punonjësve të rinj sipas programit.
  • Mbështetjen dhe  menaxhimin e vazhdueshëm të ekipit përmes planifikimit dhe organizimit të duhur të punës.
  • Sigurimin dhe motivimin e duhur për veten dhe ekipin.
  • Ofrimin e  reagimeve të vazhdueshme.
  • Respekton “Parimet e LPP”.
  • Kryerjen detyra të tjera të caktuara nga punëdhënësi në këtë fushë.
  • Njohjen dhe aplikimin e  procedurave të sigurisë, duke synuar minimizimin e humbjeve të inventarit.
  • Njhjen dhe ndjekjen e  procedurave që lidhen me shitjet.
  • Njohjen dhe punimin sipas procedurave të menaxhimit të produkteve në magazinë dhe në sallën e shitjes.
  • Siguron ndjekjen e praktikave të sigurta të punës me pajisjet dhe mjetet e disponueshme në dyqan, përfshirë përdorimin dhe ruajtjen e tyre të duhur.

Asistent/e i/e  Lartë i/e Shitjes duhet të dijë dhe të posedojë:

  • Së paku ta ketë te pëfunduar shkollën e mesëm
  • Përvojë të mëparshme në një pozitë të ngjashme në industrinë e tekstile
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi
  • Aftësi të shkëlqyera organizative (aftësi për të përcaktuar qëllimet dhe detyrat e prioritizimit)
  • Gjuha Angleze në një nivel që mundëson komunikim të lehtë;
  • Sigurimin e niveleve të larta të kënaqësisë së klientit nëpërmjet shërbimit të shkëlqyer
  • Mbajtjen e kushteve të jashtëzakonshme të dyqaneve dhe e standardeve vizuale të shitjes
  • Qasje proaktive në shitje dhe këshillim të blerësve.
  • Kuptimi i nevojave të blerësve, asistencë gjatë blerjes dhe adresimi i nevojave të tyre.
  • Ofrimi i informacionit të saktë dhe të qartë për produktet, çmimet, promocionet dhe shërbimet në mënyrë të shpejtë dhe efikase.
  • Mirëmbajtja e pamjes vizuale të dyqanit.
  • Puna me arkë.

Cfarë ju ofrojmë:

  • Pozitë të qëndrueshme në një kompani ndërkombëtare të besueshme dhe me reputacion në industrinë e modës
  • Pozitë  të  pavarur me liri të konsiderueshme veprimi 
  • Punë në një kompani me vlera të qarta dhe transparente që janë pjesë e kulturës sonë organizative 
  • Kontratë pune për një kohë të pacaktuar me përfitime shtesë:, kupona zbritje 
  • Produktet e CROPP për çdo sezon
  • 25 % zbritje për punonjës në produktet e kompanisë, në të gjitha brendet 
  • Mjedis dinamik të punës
  • Orar I plotë 

Për të aplikuar, dërgoni CV-në në Gjuhën Angleze në [email protected] deri me 30.04.2025, me shkrimin ne subject “ Application for Senior Sales Assistant– CROPP Prishtina Mall

*Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen!