www.ofertapune.net Asistent/e i/e Kontabilitetit | PunaIme

Asistent/e i/e Kontabilitetit

Kompania

Ventius International

Lokacioni

Gjakovë

Data e publikimit

25-03-2024

Data e perfundimit

02-06-2024

Lloji i orarit

Full Time

Ventius International L.L.C., kompani e njohur internacionale dhe lider në rajon në fushën e prodhimit të shpuzës dhe dyshekëve, shpall konkurs për plotësimin e pozitës:

Asistent/e i/e Kontabilitetit

(2 vende pune) 

Përgjegjësitë kryesore:

  • Zbaton politikat dhe procedurat financiare të kompanisë për të siguruar që të gjitha veprimet janë në përputhje me standardet e kontabilitetit dhe raportimit financiar si dhe ligjet e aplikueshme;
  • Pranimi, kontrollimi dhe sistemimi i dokumentacionit kontabël;
  • Regjistrimi kontabël i transaksioneve financiare në softuerin e kontabilitetit si dhe rikonsilimet e llogarive bankare;
  • Përcjellja e kartelave dhe barazimi me partnerët afarist (klientët dhe furnitorët);
  • Asiston në përgatitjen e librave tregtarë dhe konfirmimin e tyre me dokumentacionin mbështetës; 
  • Përpilon raporte financiare sipas kërkesave të udhëheqësit të departamentit; 
  • Bashkëpunon me departamentet e tjera për të siguruar që të gjitha transaksionet financiare janë të dokumentuara dhe të regjistruara saktësisht;

Kërkesat dhe Kualifikimet:

  • Diplomë universitare në fushën e ekonomisë, financave kontabilitetit ose të ngjashme;
  • Aftësi të shkëlqyera analitike;
  • Njohuri të mira të MS Office;
  • Njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze; 
  • Përvojë e punës në fushën relevante (e preferueshme);
  • Certifikime dhe/ose trajnime profesionale  (e preferueshme);
  • Njohja e sistemit Navision (konsiderohet përparësi);

Procedura e Aplikimit:

Nëse jeni person analitik dhe në kërkim të një mundësie të shkëlqyer për zhvillim profesional, ju ftojmë të aplikoni për pozitën Asistent/e i/e Kontabilitetit duke dërguar aplikacionin tuaj përmes butonit “Apliko Këtu” ose në [email protected] 

Aplikacioni juaj duhet të përmbajë CV-në tuaj, dëshmi mbi shkollimin dhe dokumente tjera relevante (letër rekomandimi, certifikata, etj.). Konkursi mbetet i hapur deri më 08.04.2024.

Ventius International L.L.C ofron mundësi të barabarta punësimi. Të gjitha aplikacionet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga ana jonë. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?