Asistent/e i/e Kontabilitetit
Data e publikimit
10-01-2024
Data e perfundimit
19-05-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Ekonomi, Financë, Kontabilitet
Migros Group SH.P.K. është kompani lidere që bën distribuimin e brendeve më të njohura botërore. Bashkëpunimi me brendet që përfaqësojmë ka dëshmuar qasjen tonë të suksesshme në tregun Kosovar dhe më gjerë. Me zgjerimin e kompanisë, po rritet edhe ekipa jonë dhe dëshirojmë që të na bashkangjiten në rrugëtimin tonë persona dinamik, ambicioz dhe inovator. Shpallim konkurs për:
ASISTENT/E TE KONTABILITETIT
Përgjegjësitë kryesore:
- Regjistrimi dhe monitorimi i të gjitha transaksioneve financiare përfshirë faturimin dhe pagesat.
- Organizimi dhe ruajtja e dokumentacionit financiar dhe administrativ në mënyrë sistematike.
- Barazimi i kartelave financiare midis klientëve dhe furnitorëve, duke verifikuar dhe korrigjuar çdo dallim potencial në të dhënat financiare.
- Barazimi dhe monitorimi i stokut.
- Koordinimi me departamentet e tjera për nevojat e tyre financiare.
- Kalkulimi dhe kontrollimi i importeve.
- Raporton ne baza javore per detyrimet ndaj furnitorëve
- Përpilimi i raporteve financiare sipas kërkesave të udhëheqësit të departamentit.
Kushtet e përgjithshme
- Përvojë pune në pozitë të ngjashme;
- Preferohet shkollimi i lartë profesional Ekonomik ;
- Aftësi te mira organizative dhe menaxhuese;
- Të ketë njohuri të avansuara kompjuterike të aplikueshme në kompani (MS Word, Excel, sisteme te kontabilitetit etj.);
- Njohuria e gjuhës Angleze e preferueshme.
- Aftësi të shkëlqyeshme komunikimi;
- Të jetë në gjendje të punojë në mënyrë të pavarur dhe në grup;
Procedura e Aplikimit:
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV dhe dokumentet e tjera përcjellëse në e-mail adresën:
Tek subjekti te CEKET POZITA për të cilën aplikoni, në të kundërtën aplikacionet ku nuk është cekur pozita janë të pavlefshme. Konkursi mbetet i hapur 30 ditë nga data e publikimit.
Migros Group , Zona industriale 4, 12000
Prishtinë, Kosovë