Asistent/e i/e Financave, Agjent/e i/e Shitjes (2)
Data e publikimit
24-06-2024
Data e perfundimit
17-09-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Ekonomi, Financë, Kontabilitet
Monting hap konkurs për :Asistent I financave / Agjent te shitjes X2
- Asistent/e Financave parapërgaditje për Kontabilist
- Një Agjent/e i Shitjes për produkte metalike dhe sherbimet me laser dhe makineri.
- Një Agjent/e i Shitjes për produkte/projekte në sektorin energjise
Roli i Asistentit/es të Financave përfshin:
- Të asistojë në përgatitjen e dokumentacionit financiar dhe kontabilistik të kompanisë;
- Të ndihmojë në përgatitjen e raporteve financiare dhe deklaratave tatimore;
- Të ndjekë dhe të regjistrojë transaksionet financiare në sistemin kontabël;
- Të asistojë në procesin e përgatitjes dhe auditimit të pasqyrave financiare;
- Të ndihmojë në menaxhimin e llogarive të pagueshme dhe të arkëtueshme;
- Të kontrollojë dhe të verifikojë saktësinë e dokumentacionit financiar dhe të faturave;
- Të sigurojë që pagesat e klientëve dhe furnitorëve të bëhen me kohë;
- Të mbajë kontakt të rregullt me klientët dhe furnitorët për çështje financiare;
- Të asistojë në përgatitjen dhe dorëzimin e dokumenteve financiare në institucione përkatëse;
- Të menaxhojë arkivat financiare dhe të sigurojë organizimin e duhur të dokumentacionit;
- Të bashkëpunojë ngushtë me ekipin financiar për të përmbushur nevojat e kompanisë.
Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:
- Të ketë përfunduar ose të jetë në proces të përfundimit të studimeve universitare, përparësi kanë fakultetet e Ekonomisë;
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze dhe punës me kompjuter;
- Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi, me shkrim dhe me gojë;
- Të ketë aftësi të mira organizative, koordinimi dhe prezantimi;
- Të respektojë politikat dhe procedurat e kompanisë;
- Të jetë i motivuar për të organizuar punën, të punojë në mënyrë të pavarur dhe efikase për të përmbushur afatet;
- Të jetë i/e gatshëm/e të punojë në grup;
- Të jetë i/e aftë të raportojë në kohë dhe me efikasitet në lidhje me detyrat e ngarkuara;
- Të posedojë patentë shoferi;
- Përvoja e punës në pozita të ngjashme ka përparësi.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Curriculum Vitae (CV-autobiografia);
- Dëshmia për përgatitjen shkollore dhe profesionale;
- Dëshmi për përvojën e punës;
- CV-ja duhet të përmbajë një foto të kandidatit.
Një Agjent/e i Shitjes për produkte metalike dhe sherbimet me laser dhe makineri.
Detyra dhe Përgjegjësitë:
- Prezantimin, promovimin dhe shitjën e produkteve tek klientët ekzistues dhe te rinjë duke përdorur praktikat më të mira dhe trendet promovuese;
- Zhvillimin e Distribuimit – duke siguruar disponueshmerine dhe mbajtjen e te gjitha njesive te stokut
- Zbatimi dhe koordinimi i aktiviteteve të dakorduara të marketingut (pozicionet dytësore, komunikimi i ofertave speciale);
- Monitorimi i aktiviteteve të produkteve;
Kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë e Shkollës së Mesme;
- Përvojë pune minimum 2-3 vite si Agjent/e të Shitjës për produkte metalike .
- Njohja e gjuhës angleze konsiderohet si përparësi;
- Aftësi të shkëlqyera kompjuterike;
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi, organizative dhe interpersonale;
- Të jenë të pajisur me patentë shofer të kategorisë B.
Një Agjent/e i Shitjes për produkte/projekte në sektorin energjise .
Detyra dhe Përgjegjësitë:
- Prezantimin, promovimin dhe shitjën e produkteve tek klientët ekzistues dhe te rinjë duke përdorur praktikat më të mira dhe trendet promovuese;
- Zhvillimin e Distribuimit – duke siguruar disponueshmerine dhe mbajtjen e te gjitha njesive te stokut
- Zbatimi dhe koordinimi i aktiviteteve të dakorduara të marketingut (pozicionet dytësore, komunikimi i ofertave speciale);
- Monitorimi i aktiviteteve të produkteve;
Kualifikimet e kërkuara:
- Bachelor I energjetikes ose në përfundim
- Përvojë pune minimum 2-3 vite si Agjent/e të Shitjës për produkte/projekte në sektorin energjise .
- Njohja e gjuhës angleze konsiderohet si përparësi;
- Aftësi të shkëlqyera kompjuterike;
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi, organizative dhe interpersonale;
- Të jenë të pajisur me patentë shofer të kategorisë B.
Mënyra Aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë në [email protected] deri me datë 20.07.2024 .
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet