www.ofertapune.net Asistent/e i/e Burimeve Njerëzore, Asistent/e Teknik/e | PunaIme

Asistent/e i/e Burimeve Njerëzore, Asistent/e Teknik/e

Kompania

JYSK

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

01-03-2023

Data e perfundimit

22-12-2023

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Burime Njerëzore

“BRING DEDICATION. MEET POSSIBILITIES”

Pozitat e hapura:

  1. Asistent/e i/e Burimeve Njerëzore, dhe
  2. Asistent/e Teknik/e

Pse duhet t’i bashkoheni Ekipit tonë?

JYSK është kompani ndërkombëtare me më shumë se 3200 dyqane në 48 vende të botës. JYSK-u ofron mundësi punësimi në një ambient modern dhe dinamik, mundësi për zhvillim dhe bashkëpunim prandaj duam njerëz me ide të mahnitshme, motivues/e, bashkëpunues/e dhe njerëz që duan të buzëqeshin. Ju duhet të keni gjithashtu aftësi të shkëlqyshme komunikimi dhe aftësi të qasjes ndaj situatave të ndryshme.

1.Asistent/e i/e Burimeve Njerëzore

Pozita ka këto fusha kyçe të përgjegjësisë:

  • Asiston në kryerjen e punëve administrative të Departamentit të Burimeve Njerëzore.
  • Asiston në përgaditjen e konkurseve, mbështet procesin e rekrutimit të kandidatëve për punësim dhe përgatit e kontratat e punës;
  • Ofron mbështetjen në implementimin e programeve të zhvillimit dhe trajnimit të sapo punësuarve dhe personelit;
  • Menaxhon dhe Zhvillon marrëdhënie të mira më kolegë dhe drejtuesit e kompanisë;
  • Ndihmon Menaxherin e Departamentit në hartimin e politikave që synojnë përmirësimin e kushteve të punës dhe motivimin e punonjësve;
  • Përkujdeset që të jetë i informuar mbi rregulloret dhe ligjet në fuqi, të interpretojë dhe të bëjë implementimin e tyre të menjëhershëm në politikat dhe procedurat e Burimeve Njerëzore;
  • Promovon diversitetin, barazinë dhe respektin e ndërsjellë, si dhe të përkujdeset për operim bazuar në vlerat dhe kodin e mirësjelljes së kompanisë;

Kualifikimet që kërkohen:

  • Të keni përvojë pune në Burimeve Njerëzore;
  • E dëshirueshme, Diploma universitare (Juridik, Ekonomik, Psikologji, Sociologji)
  • Të guxoni me marrë inciativë dhe përgjegjësi;
  • Të jeni një “Teamplayer” i vërtetë;
  • E dëshirueshme, eksperienca në shkrimin dhe hartimin e procedurave;
  • Njohës/e e Gjuhës angleze (në gjuhen e folur dhe atë të shkruar);
  • Të keni aftësi të shkëlqyeshme Kompjuterike si dhe Aftësi Analitike;

  1. Asistent/e Teknik/e

Pozita ka këto fusha kyçe të njohjes së punëve:

  • Asiston në ciklin e secilit projekt nga konceptimi në përfundim, me theks të veçantë në qëndrueshmërinë teknike dhe efikasitetin e resurseve;
  • Asiton në hartimin planin e punës dhe ndërtimit të strategjisë në lidhje me realizimin e objektivave dhe afateve të vendosur
  • Mirëmban bazën e të dhënave të arkivës të procedurave teknike, shënimeve dhe sugjerimeve për zgjidhjen e problemeve teknike;
  • Operon, mirëmban dhe mbron pasuritë teknike të Kompanisë;
  • Monitoron, porosit dhe kryen blerjen e pajisjeve për pastrimin e objektit, mirëmbajtjen dhe funksionimin e tij;
  • Asistenton në procedura të regjistrimit dhe mirëmbajtjes së inventarit.
  • Bashkëpunon si anëtar i ekipit në kryerjen e detyrave thelbësore për arritja e operacioneve të efektshme;

Kualifikimet që kërkohen:

  • Njohuri të shkelqyeshme teknike, elektrikë dhe maqineri;
  • Përvojë pune në lëmin e mirëmbajtjes së Objekteve: instalimet elektrike, ujë, klimatizim, ngrohje qëndrore;
  • Të merrni inciativë dhe përgjegjësi;
  • Të jeni një “Teamplayer” i vërtetë;
  • Njohës i Gjuhës angleze – e dëshirueshme
  • Aftësi të shkëlqyeshme Kompjuterike si dhe Administrative;

Mendon se je i/e duhuri/a për njërën nga këto pozita?

Dërgo CV të plotë me fotografi, një deklaratë personale dhe dokumente të tjera relevante në [email protected] deri më 08/03/2023, me subjekt: “Aplikoj për pozitën Asistent/e i/e Burimeve Njerëzore” apo “Aplikoj për pozitën Asistent/e Teknik/e”