www.ofertapune.net Asistent/e Financiar/e, Menaxher/e | PunaIme

Asistent/e Financiar/e, Menaxher/e

Kompania

Envinion

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

06-06-2024

Data e perfundimit

24-07-2024

Lloji i orarit

Full Time

Konkurs për Pozitën: Asistent/e Financiare dhe Menaxhim

Pozita: Asistent/e Financiar/e dhe Menaxhim
Lokacioni: Prishtinë
Afati i Aplikimit: 20 Qershor 2024

Përshkrimi i Pozitës:

Envinion është kompani e dizajnit në Prishtinë. Për ti zhvilluar projektet tona, jemi në kërkim të një individi të motivuar dhe të përgjegjshëm për të marrë përsipër rolin e Asistentit Financiar dhe Administrativ në kompaninë tonë. Kandidati ideal duhet të jetë i aftë të ofrojë mbështetje në përgatitjen dhe analizimin e raporteve financiare, të ndihmojë në menaxhimin e burimeve të kompanisë dhe të sigurojë që të gjitha aktivitetet financiare të kryhen me përpikëri dhe saktësi.

Përgjegjësitë Kryesore:

  • Asistimi në përgatitjen e raporteve financiare mujore, tremujore dhe vjetore.
  • Monitorimi dhe analizimi i transaksioneve financiare.
  • Menaxhimi i faturave dhe pagesave të ndryshme.
  • Asistimi në planifikimin dhe menaxhimin e buxhetit.
  • Mbajtja e kontakteve me klientët dhe furnitorët për çështje financiare.
  • Kryerja e detyrave administrative dhe menaxheriale sipas kërkesës.

Kualifikimet e Kërkuara:

  • Diplomë Universitare në Financë, Kontabilitet, Ekonomi, ose fusha të ngjashme.
  • Përvojë e mëparshme në një rol të ngjashëm është e preferuar.
  • Njohuri të mira të paketës Microsoft Office, veçanërisht Excel.
  • Aftësi të shkëlqyera analitike dhe vëmendje ndaj detajeve.
  • Aftësi të mira komunikuese dhe organizative.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.

Çfarë Ne Ofrijmë:

  • Ambient pune dinamik dhe mbështetës.
  • Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë.
  • Trajnime të vazhdueshme dhe mundësi për të mësuar aftësi të reja.

Si të Aplikoni:

Të interesuarit duhet të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e email-it [email protected] deri më 20 Qershor 2024.

Ju lutem, sigurohuni që të përfshini referenca relevante dhe të theksoni përvojën tuaj në fushën financiare dhe menaxheriale.

Aplikimet e më hershme do të kenë përparësi.