Asistent/e Financiar/e
Data e publikimit
14-12-2024
Data e perfundimit
18-12-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Ekonomi, Financë, Kontabilitet
Pozita: Asistent/e Financiar/e
Lokacioni: Arberi (prane Mercure Hotel)
Përshkrimi i Pozitës:
Kërkojmë një asistent/e financiar/e të motivuar për të mbështetur menaxhimin dhe analizat financiare të kompanisë. Pozita ofron mundësi për zhvillim dhe punë në një ambient dinamik. Kandidati/ja ideal/e duhet të ketë aftësi të forta analitike dhe të kontribuoj në mbështetje të vendimmarrjes financiare.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Menaxhimi i llogarive financiare dhe përgatitja e raporteve të shpenzimeve dhe të ardhurave.
- Asistencë në proceset e buxhetimit dhe parashikimive financiare.
- Pjesëmarrje në auditime dhe përgatitje të raporteve financiare.
- Analiza financiare dhe mbështetje për përmirësimin e performancës financiare.
- Menaxhimi i dokumenteve financiare dhe përgatitja e raporteve të shpenzimeve.
Kualifikimet dhe Aftësitë:
- Diplomë bachelor në financë, kontabilitet ose fushë të ngjashme.
- Përvojë (1-3 vjet) në financë ose kontabilitet.
- Përdorim i avancuar i Microsoft Excel dhe njohuri të softuerëve financiarë (p.sh., QuickBooks, SAP).
- Njohuri të parimeve të kontabilitetit dhe financave.
- Aftësi analitike, vëmendje ndaj detajeve, dhe aftësi për të punuar në grup.
Aftësitë Shtesë të Dëshiruara:
- Përvoja me përgatitjen e raporteve të taksave dhe menaxhimin e çështjeve të tatimit është një plus.
- Njohuri të teknologjisë financiare në cloud.
Përfitimet:
- Mundësi për zhvillim profesional dhe trajnime.
- Paga konkurruese dhe bonuse në varësi të performancës.
- Përfitime shtesë si trajnime dhe punëtori të ndryshme.
Si të Aplikoni:
Dërgoni CV-në dhe letër motivuese në [email protected] deri më 18 Dhjetor 2024.