Asistent/e Financiar/e
Data e publikimit
08-10-2024
Data e perfundimit
20-12-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Ekonomi, Financë, Kontabilitet
EAGLE SHIPPING SHPK
Kompania Lidere në sherbime të transportit dhe logjistikës, me më shumë se 10 vite eksperience fton të gjithë entuziastet e rinjë për pozitë të lirë pune.
Pozita: Asistente Financiare (punë në zyre)
Ne po kërkojmë entuziast të rinjë nga fusha e ekonomisë, financave, marketingut, administrim biznesi, ose studimeve relevante për pozicionin e lartë cekur për punë në zyrat tona në Fushë Kosovë.
POZITA: ASISTENT/E FINANCIARE
Nga ju kërkohet që të promovoni sherbimet tek konsumatoret, asistoni, monitoroni nevojat e tyre duke promovuar shërbimet me kualitetin më të lartë.
Detyrat dhe përgjegjsitë:
- Të asistojë në përgatitjen e dokumentacionit financiar dhe kontabilistik të kompanisë;
- Të meret me procesin e faturimit të shëbimeve të kompanisë tek klientët;
- Të pranoj dhe regjistroj faturat e blerjeve;
- Të ndihmojë në përgatitjen e raporteve financiare dhe deklaratave tatimore;
- Të ndjekë dhe të regjistrojë transaksionet financiare në sistemin kontabël;
- Të asistojë në procesin e përgatitjes dhe auditimit të pasqyrave financiare;
- Të ndihmojë në menaxhimin e llogarive të pagueshme dhe të arkëtueshme;
- Të kontrollojë dhe të verifikojë saktësinë e dokumentacionit financiar dhe të faturave;
- Të sigurojë që pagesat e klientëve dhe furnitorëve të bëhen me kohë;
- Të mbajë kontakt të rregullt me klientët dhe furnitorët për çështje financiare;
- Të asistojë në përgatitjen dhe dorëzimin e dokumenteve financiare në institucione përkatëse;
- Të menaxhojë arkivat financiare dhe të sigurojë organizimin e duhur të dokumentacionit;
- Të bashkëpunojë ngushtë me ekipin financiar për të përmbushur nevojat e kompanisë;
Kandidati/ja Ideal/e do te ishte me minimum nje pervoje 1 vjeqare ne fushe relevante dhe te kete:
- Të ketë përfunduar ose të jetë në proces të përfundimit të studimeve universitare, përparësi kanë fakultetet e Ekonomisë;
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze dhe punës me kompjuter;
- Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi, me shkrim dhe me gojë;
- Të ketë aftësi të mira organizative, koordinimi dhe prezantimi;
- Të respektojë politikat dhe procedurat e kompanisë;
- Të jetë i motivuar për të organizuar punën, të punojë në mënyrë të pavarur dhe efikase për të përmbushur afatet;
- Të jetë i/e gatshëm/e të punojë në grup;
- Të jetë i/e aftë të raportojë në kohë dhe me efikasitet në lidhje me detyrat e ngarkuara;
- Të posedojë patentë shofer (pëparësi);
- Përvoja e punës në pozita të ngjashme ka përparësi.
Bashkohuni ekipes tonë në zyret tona në Fushë Kosoveë mundesi të palimituara.
Për aplikacione ju lutem referohuni kontaktit më poshtë:
EAGLE SHIPPING SHPK
Email: [email protected]
Adress: Rr. Pajazit Islami, Fushë Kosovë, 12000 Republika e Kosovës.