www.ofertapune.net Asistent/e Ekzekutiv/e të CEO-s | PunaIme

Asistent/e Ekzekutiv/e të CEO-s

Kompania

Eurogoma

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

29-01-2025

Data e perfundimit

14-02-2025

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Menaxhment


Konkurs për Asistent/e Ekzekutiv/e të CEO-s

Eurogoma SHPK, shpall konkurs për pozitën Asistent/e Ekzekutiv/e të CEO-s. Në këtë rol, kandidati do të ketë mundësinë të punojë drejtpërdrejt me ekipin drejtues të kompanisë dhe veçanërisht me CEO-n e kompanisë, duke dhënë kontribut të rëndësishëm në menaxhimin ditor dhe strategjik të biznesit.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Asistenca në menaxhimin ditor të punëve të drejtorit ekzekutiv,
  • Organizimi dhe koordinimi i takimeve, udhëtimeve zyrtare dhe agjendave ditore,
  • Komunikimi dhe koordinimi në baza ditore me degët e kompanisë si dhe stafin administrativ,
  • Menaxhimi i komunikimeve të CEO-s, përfshirë emailet dhe korrespondencat zyrtare, si dhe raportimi mbi aktivitete të kompanisë,
  • Komunikimi me brendet që i përfaqëson kompania,
  • Ruajtja e konfidencialitetit dhe përkushtimi ndaj detyrave të ndjeshme dhe të rëndësishme për biznesin.

Kualifikimet dhe kërkesat:

  • Diplomë bachelor,
  • Përvojë së paku 3 vjeçare e mëparshme si Asistent/e Ekzekutiv/e ose në role të ngjashme,
  • Njohuri të avancuara në gjuhën shqipe dhe angleze, me aftësi të shkëlqyera në të shkruar dhe të folur,
  • Aftësi të shkëlqyera organizative dhe të menaxhimit të kohës,
  • Aftësi për të punuar nën presion dhe për të përmbushur afatet kohore,
  • Njohuri të mira në përdorimin e programeve të Microsoft Office.

Çfarë ne ofrojmë:

  • Një ambient pune të ngrohtë, dinamik dhe profesional
  • Mundësi për zhvillim personal dhe profesional
  • Pagë konkuruese

Si të aplikoni?

Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë direkt përmes butonit “Apliko Këtu” ose të dërgojnë CV-në së bashku me një letër motivimi në këtë e-mail adresë: [email protected]

Është përparësi nëse aplikimit i bashkangjitët së paku një letër rekomandimi nga punëdhënës të mëparshëm.

Afati i fundit për aplikim është: 14 shkurt 2025

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?