www.ofertapune.net Asistent/e Ekzekutiv/e, Përfaqësues/e Mjekësor, Depoist/e | PunaIme

Asistent/e Ekzekutiv/e, Përfaqësues/e Mjekësor, Depoist/e

Kompania

Medimax

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

05-06-2024

Data e perfundimit

25-07-2024

Lloji i orarit

Full Time

KONKURS

Kompania farmaceutike MEDIMAX SH.P.K shpallë konkurs për vende të lira të punës:

  1. Asistent/e ekzekutiv/e – 2 Pozita
  2. Përfaqësues/e mjekësor – 2 Pozita
  3. Depoist/e  – 2 Pozita

Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën Asistent/e ekzekutiv/e:

  • Mbështetje administrative, menaxhim i zyrës, menaxhim i dokumentacionit të kompanisë;
  • Kordinim të projekteve 
  • Mbledhje materialeve dhe informacionit të kërkuar nga Drejtori i Përgjithshëm, 
  • Menaxhim i emailave, letrave zyrtare dhe formave te tjera te komunimikit;
  • Hartim të raporteve të ndryshme sipas kërkesës së menaxhmentit.

Kualifikimet për pozitën Asistent/e ekzekutiv/e:

  • Diplomë universitare në farmaci, ekonomi, administrim/menaxhim biznesi ose lëmi të ngjajshme apo kualifikim ekuivalent professional;
  • E preferuar përvoja e punës në pozitë të ngjajshme;
  • Të ketë njohuri të mirë të gjuhës angleze;
  • Të ketë njohuri rreth programeve kompjuterike (Word, Excel, Power Point);
  • Të ketë shkathtësi të mira komunikuese, organizative dhe planifikuese;

Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën Përfaqësues Mjekësor:

  • Promovim profesional i produkteve medicinale të kompanisë me mjekë, farmacistë dhe profesionistë të tjerë shëndetësorë;
  • Organizim i promocioneve për produktet e kompanisë përmes prezantimeve apo konferencave;
  • Përgatitje e analizave të tregut;
  • Organizim dhe përcaktim i dizajneve të posterave dhe të broshurave;
  • Promovim i imazhit të kompanisë.

Kualifikimet për pozitën Përfaqësues Mjekësor:

  • Diplomë universitare në farmaci, fusha tjera të mjekësisë, biologji, kimi, ekonomi/marketing 
  • E preferuar përvoja e punës në pozitë të ngjajshme;
  • Të ketë njohuri të fushës së marketingut, hulumtimit të tregut
  • Të ketë njohuri të mirë të gjuhës angleze;
  • Të ketë njohuri rreth programeve kompjuterike (Word, Excel, Power Point);
  • Të ketë shkathtësi të mira komunikuese, organizative, vet-inicuese dhe planifikuese;
  • Të ketë patentë të vozitjes, kategoria B.

Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën Depoist/e:

  • Organizim i inventarit në depo dhe mbikqyrja e hyrjes dhe daljes së produkteve;
  • Klasifikimi dhe mirëmbjatja e produkteve sipas udhëzimeve të kompanisë;
  • Përgaditja e porosive për liferim;
  • Koordinimi i dërgesave të produkteve në mënyrë efikase dhe koordinimi i logjistikës;
  • Përgatitja e raporteve të përditshme të stokut dhe aktivitetet e depos;

Kualifikimet për pozitën Depoist/e:

  • Të ketë të përfunduar së paku shkollimin e mesëm;
  • E preferuar përvoja e punës në pozitë të ngjajshme;
  • Aftësi të shkëlqyera të organizimit dhe koordinimit, zgjidhjes së problemeve dhe menaxhimit të kohës;
  • Të ketë patentë të vozitjes, kategoria B.

Avantazhet e të punuarit për MED MAX:

  • Kompani profesionale dhe dinamike;
  • Ambient profesional dhe motivues;
  • Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura;
  • Mundësi të përparimit në karrierë.

Vendi i punës: Prishtinë

Konkursi mbetet i hapur deri më: 05.07.2024

Për të aplikuar dërgoni CV-në tuaj përmes butonit ‘Apliko Këtu’ ose duke përmendur pozitën për të cilin aplikoni, në e-mail adresën: [email protected]om. Kandidatët e përgjedhur do të ftohen në intervistë.

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?