Asistent/e i/e Shitjes në Industrinë e Mobilierisë
Data e publikimit
11-12-2024
Data e perfundimit
25-12-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Retail dhe Distribuim
SHPALLJE PUNE
Pozita: Asistent/e i/e Shitjes në Industrinë e Mobilierisë
Kompania Pro Home Design është në kërkim të stafit energjik dhe ambicioz për të arritur sukses në shitjen e mobilierisë dhe zhvillimin e biznesit në tregun e Republikës së Kosovës.
Përgjegjësitë kryesore:
- Promovimi dhe shitja e produkteve të mobilierisë, duke përfshirë kuzhina të të gjitha llojeve, dhoma gjumi, paradhoma, sete banjosh dhe elemente të tjera për mobilimin e shtëpive.
- Promovimi i seteve ekskluzive dhe inovative për kopshtin, me cilësi të lartë dhe dizajn unik.
- Identifikimi dhe kontaktimi i klientëve potencialë për mobilimin e banesave, shtëpive dhe zyrave.
- Zhvillimi i strategjive për depërtim në tregje të reja dhe rritjen e bazës së klientëve.
- Ofrimi i zgjidhjeve kreative dhe profesionale për mobilimin e zyrave dhe hapësirave të tjera sipas kërkesave të klientëve.
- Bashkëpunimi me fabrikën Pro Home Design për të ofruar zgjidhje të personalizuara dhe produkte cilësore.
Kriteret:
- Energjik/e dhe i/e motivuar për të arritur rezultate.
- Aftësi të shkëlqyera në komunikim dhe negocim.
- Njohuri për tregun e mobilierisë (përparësi).
- Aftësi për të punuar në ekip dhe për të menaxhuar projekte të ndryshme.
- Përvoja në shitje ose zhvillim biznesi është e dëshirueshme, por jo e domosdoshme.
- Njohja e gjuhës angleze
- Posedim i patente shoferit (kategoria B)
Çfarë ofrojmë:
- Mundësi për zhvillim profesional në një industri dinamike.
- Pagë konkurruese bazuar në performancë.
- Mjedis pune mbështetës dhe mundësi për avancim në karrierë.
Nëse mendoni se jeni kandidati ideal për këtë pozitë, ju ftojmë të dërgoni CV-në tuaj dhe një letër motivimi në adresën tonë të emailit: [email protected] deri më 25.12.2024.
Pro Home Design – Për mobilimin tuaj ideal!