www.ofertapune.net Asistent/e e Produkt Menaxher/e | PunaIme

Asistent/e e Produkt Menaxher/e

Kompania

ITD Prishtinë

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

24-11-2022

Data e perfundimit

23-12-2022

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Menaxhment

ITD Prishtinë SH.P.K. ka filluar operimin në Kosovë që prej vitit 2003 dhe është pjesë e një prej grupeve më të mëdha në rajon. Është një ndër kompanitë më të mëdha dhe lider në teknologjinë e informacionit. ITD Prishtinë SH.P.K. është Distributor i teknologjisë së informacionit duke patur në portofol brendet më të njohura ndërkombëtare si Cisco, Microsoft, Hewlett Packard, Dell, IBM, EMC, Lenovo, Asus, Acer, si dhe shumë kompanive të tjera prestigjoze globale.

ITD Prishtinë Sh.P.K., shpall konkurs për:

Asistent/e e Produkt Menaxher,

Kualifikimi dhe kërkesat për vendin e punës:

  • Duke qenë se Kompania është e fokusuar në distribucionin e produkteve IT, është e preferueshme që kandidati të ketë diplomë universitare në degë të profileve teknike;
  • Të paktën 2 (dy) vite eksperiencë në pozicione pune analoge;
  • Njohuri shumë të mira për produktet IT;
  • Njohuri shumë e mirë e gjuhës angleze;
  • Njohuri shumë të mira komunikuese, negociuese dhe prezantuese;
  • Të jetë i disponueshëm dhe kooperues me ekipin për punë në raste edhe jashtë orarit.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Njeh mire gamën e produkteve që mbulon tregton Kompania, si dhe specifikimet e tyre;
  • Njeh përmbajtjen e kontratave me furnitorët;
  • Njeh dhe ndjekë programet dhe kampanjat e furnitorëve me partnerë;
  • Ndjekë në mënyrë aktive raportet e furnitorëve në formatin që kërkohet;
  • Ndjekë në mënyrë aktive fondet e mundshme nga furnitorët;
  • Këshillon dhe jep zgjidhje teknike për prezantimin tek klienti të produkteve specifike apo zgjidhje të Kompanisë në fazat e shitjes;
  • Përgatitë materiale sqaruese dhe prezantuese mbi produktet ekzistuese dhe të reja në interes të klientit apo të procesit të shitjeve;
  • Aftësi shumë të mira në përgatitjen e raporteve për shitje dhe stok.

Kompania ITD Prishtinë, ofron këto kushte:

Përzgjedhje të kandidatëve profesional dhe në mënyrë meritore;

  • Përzgjedhje të kandidatëve profesional dhe në mënyrë meritore;
  • Orar i rregullt i punës;
  • Pagë konkurruese në treg;
  • Sigurim Shëndetësor;
  • 20 dite pushim vjetor në vit, përfshi të gjitha pushimet  tjera sipas legjislacionit në fuqi;
  • Transport të organizuar për punonjësit Prishtinë – Kompani;
  • Mundësi për zhvillim profesional.

Ju lutem, të specifikohet pozita në subject kur te aplikoni!

Për të aplikuar për këtë pozitë pune, ju lutem dergoni CV – in, si  dhe dokumentacionin përkatës shtesë të cilat e dëshmojnë vërtetësinë e kualifikimit tuaj në e-mail adresën: [email protected]

Të dhënat që do të paraqitni nëpërmjet aplikimit tuaj do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.