www.ofertapune.net Asistent/e Administrative në Financa | PunaIme

Asistent/e Administrative në Financa

Kompania

Beta Tech

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

28-10-2024

Data e perfundimit

25-11-2024

Lloji i orarit

Full Time

Asistent/e Administrative/Financa

BetaTech SHPK është kompani e specializuar për shitjen e produkteve të teknologjisë informative dhe pjesëve përcjellese të saj, duke qenë një nga kompanitë me serioze dhe inovative në vend dhe më gjërë.

Ne jemi në kërkim të një personi të motivuar për punë dhe me eksperiencë në administratë dhe në fushën e financave.

Përgjegjesitë e punës:

  • Njohuri mbi menaxhimin e kontabilitetit, evidentimin e faturave dhe menaxhimin e dokumentacionit të blerjeve dhe shitjeve.
  • Përcjellja e kartelave të klientëve dhe furnitorëve dhe kontimi i tyre në programin softuerik ProData;
  • Regjistrimi i deklaratave të importit dhe përllogaritja e kostos së importit për produkte.
  • Hartimi dhe raportimi i raportit mujor të shitjeve tek menaxhmenti;
  • Komunikimi me konsulentin e jashtëm për financa;
  • Të kryejë detyrat e përgjithshme administrative;

Kualifikimet:

  • Të ketë njohuri për softuerin për financa ProData dhe Microsoft Office/Excel (e preferueshme).
  • Të ketë aftësi të mira: Komunikimi, vet-iniciativë, motivim dhe çasje ekipore; Vetë-menaxhimi dhe organizimit të punës;
  • Diplomë bachelor në Ekonomi dhe Financa, do të ketë përparësi.

Kandidatët që do të ftohen për intervistë duhet të dëshmojnë se zoterojnë aftesitë e kerkuara lart, të kenë njohuri në përdorimin e programeve kompjuterike dhe të kenë përvojë në departamentin e financave në njeren nga kompanitë vendore.

Nëse dëshironi të jeni pjesë e jona duke ndjekur një karrierë afatgjatë ju inkurajoimë të aplikoni përmes butonit “Apliko Këtu” apo të dërgoni CV-në tuaj në e-mail adresën tonë: [email protected] duke shënuar titullin e pozitës që përzgjedhni.

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?