www.ofertapune.net Mjeshtër Zdrukthtarie (2), Ngjyrosës (2) | PunaIme

Mjeshtër Zdrukthtarie (2), Ngjyrosës (2)

Kompania

Mahagoni Premium

Lokacioni

Pejë

Data e publikimit

21-03-2025

Data e perfundimit

08-04-2025

Lloji i orarit

Full Time

KONKURS PUNE

Mahagoni Premium SH.P.K., lider në prodhimin e mobiljeve, në vazhdën e zgjerimit të saj, shpall konkurs për pozitat e mëposhtme:

  • Mjeshtër Zdrukthtarie (2 pozita)
  • Ngjyrosës (2 pozita)

Mjeshtër Zdrukthtarie

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Planifikimi i detyrave të prodhimit sipas udhëzimeve të përcaktuara në projekt.
  • Përpunimi i produkteve nga druri duke përdorur vegla dore dhe makineri të avancuara.
  • Realizimi i punëve me efikasitet dhe respektimi i urdhëresave teknike.
  • Kujdesi për veglat dhe pajisjet e punës, si dhe respektimi i rregullave të sigurisë.

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:

  • Preferohet shkollim i mesëm në lëminë e zdrukthtarisë.
  • Minimumi 1 vit përvojë pune në zdrukthtari.
  • Aftësi për të punuar me veglat dhe makineritë e përpunimit të drurit.
  • Vëmendje ndaj detajeve dhe kujdesi për cilësinë.
  • I familjarizuar në leximin e vizatimeve, planeve dhe skicave.
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe në kushte dinamike. 

Ngjyrosës

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përgatitja e sipërfaqeve për ngjyrosje (pastrimi, lustrimi).
  • Sigurimi që ngjyra të aplikohet në mënyrë uniforme dhe me cilësi të lartë.
  • Realizimi i punëve sipas standardeve teknike.
  • Kujdesi për veglat dhe pajisjet e punës, si dhe respektimi i rregullave të sigurisë.

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:

  • Preferohet shkollim i mesëm.
  • Minimumi 1 vit përvojë në fushën e ngjyrosjes.
  • Aftësi për të punuar me pajisjet dhe materialet e ngjyrosjes.
  • Vëmendje ndaj detajeve dhe kujdesi për cilësinë.
  • I familjarizuar në leximin e vizatimeve, planeve dhe skicave.
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe në kushte dinamike.

Cfarë ofrojmë ne: 

  • Pagë konkuruese sipas përvojës dhe kualifikimeve.
  • Ambient pozitiv pune me një ekip profesional dhe të talentuar.
  • Trajnime dhe mundësi avancimi në karrierë.
  • Dreka e mbuluar nga kompania.
  • Kontratë Pune sipas legjislacionit në vend.

Si të aplikoni? 

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në e tyre në butonin “Apliko ketu” ose email: info@ mahagoni-ks.com.

Afati i aplikimit: 08.04.2025

Luteni të specifikoni pozitën për të cilën aplikoni.

Për më shumë informata, mund të na kontaktoni në numrin: +383 (0) 49 556 969.

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?