www.ofertapune.net Asistent/e Administrativ/e, Graphic Designer | PunaIme

Asistent/e Administrativ/e, Graphic Designer

Kompania

Primex

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

09-05-2024

Data e perfundimit

19-05-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Administratë

PrimEx SH.P.K. shpallë konkurs për pozitat:

  • Asistent/e ne administrate (5),
  • Graphic Designer (1)

Kompania Primex përfaqëson një rrjet firmash me reputacion në industrinë e mobiljeve:

“Home Concept”: Një fabrikë lider në prodhimin e mobiljeve e vendosur në Poloni.

“FORESTDREAM”, “HOMETREND” dhe “HOMEFACE”: Këto kompani, me seli në Gjermani, janë të specializuara në shitjen e mobiljeve në të gjithë Evropën.

Primex, ne jemi të specializuar në:

  • Planifikimin e prodhimit,
  • Planifikimin e shitjeve me shumicë dhe pakicë të mobiljeve në Evropë,
  • Menaxhimin e Logjistikës,
  • E-Commerce,
  • Shërbimet B2B dhe B2C,
  • Kujdesin ndaj konsumatorëve.

Gjithashtu, kompania jonë merret me:

  • Financa,
  • Dizajn,
  • Menaxhimin e mediave sociale,
  • Zhvillim,
  • Shërbimet IT.

Me një ekip dinamik prej rreth 30 individësh, ne bashkëpunojmë me partnerë evropianë dhe ndërkombëtarë në shumë vende. Ndërsa vazhdojmë të zgjerohemi, ne po kërkojmë individë të rinj dhe entuziastë për t’iu bashkuar ekipit tonë në rritje. 

Përgjegjësitë dhe detyrat për pozicionin e asistentit administrativ:

  • Regjistrimi i transaksioneve në sistemin e Gjermanisë dhe Polonisë.
  • Përgatitja e raporteve të ndryshme sipas kerkesave interne/eksterne.
  • Kryerja me efikasitet e detyrave të ndryshme administrative.
  • Sipas kërkesave nga Mbikëqyrësit, të mirren detyra shtesë në lidhje me vendin e punës.

Kualifikimet:

  • Preferohet diplomë universitare.
  • Të ketë njohuri të mira të Microsoft Office, veçanërisht Excel.
  • Kërkohet njohja e gjuhës angleze (preferohet edhe gjuha gjermane).
  • Aftësi organizative.
  • Aftësi në prioritizimin e detyrave në mënyrë efikase. 

3) Graphic Designer

Përgjegjësitë dhe detyrat:

  • Njohuri të mira në elementet e dizajnit dhe të jeni kreativë,
  • Përgjegjësi ndaj punës dhe afateve kohore,
  • Të jeni energjik/e, të keni iniciativë dhe kreativitet, të ofroni ide të reja në çështje të ndryshme lidhur me procesin e punës.
  • Sipas kërkesës së Mbikëqyrësit kryen edhe punë të tjera që ndërlidhen me vendin e punës

Kualifikimet:

  • Të ketë njohuri në Adobe Photoshop, njohuri bazike ne Adobe Illustrator.
  • Të ketë kreativitet, energji dhe dëshirë për t’u avancuar,
  • Të ketë njohuri të gjuhës angleze (Gjuha Gjermane eshte përparsi)

Pritshmeritë:

  • Të ketë iniciativë dhe dëshirë për të mësuar gjëra të reja.
  • Të jetë i/e gatshëm të bashkëpunoj me ekipin dhe të punoj punë nën presion.
  • Të posedoj aftësi organizative.

Për të interesuarit PRIMEX ofron:

  • Kontratë pune afatgjate
  • Mundesi zhvillimi dhe avansim në pozitë
  • Pagë atraktive
  • Punë internacionale 100% (Me kompani europiane)

Mënyra e Aplikimit:

Kandidatët e interesuar mund të i dërgojnë CV përmes butonit ‘Apliko Këtu’ ose e-mail adresës: [email protected]

Adresa: Rruga Nëna Terezë në Fushë Kosovë.

Ju do të kontaktoheni nga Primex nëse CV-ja juaj dhe dokumentet tjera mbështetëse (nëse dërgoni) do të kualifikohen nga ekipi ynë vlerësues.

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?