Asistent/e Administrativ/e (4)
Data e publikimit
02/07/2020
Data e perfundimit
15-07-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Administratë
Zyra e Personelit në bazë të kërkesës se Drejtorisë për Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural nr.10-112-01- te dt.29.06.2020, duke u bazuar në nenin 12 paragrafi 4 të Ligjit mbi Shërbimin Civil nr.037L- 149,dhe në Ligjin nr:041L-077 për Marrëdhëniet e Detyrimeve si dhe duke u bazuar në nenin 18 të Rregullores për Procedurat e Rekrutimit në Shërbime Civil nr.022010 , me qellim të ofrimit të shërbimeve të veçanta me datën 01.07.2020 shpallë:
Konkurs
Për Marrëveshje për Shërbime të veçanta.
Emri i Institucionit: Komuna Skenderaj
Pozita e punës: 4 (Katër) Asistent/e Administrativ
Kategoria funksionale: Administrativ teknik
Grada e vendit të punës: 300 Euro
Lloji i vendit të punës: I jo karrierës, më orar të plotë(40)orë.
Kohëzgjatja: 2 Muaj
Raporton: Tek Drejtori
Vend ndodhja- Drejtoria për Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural
Përshkrimi i detyrave te punës: Pranimi i aplikacioneve per pagesa direkte dhe futjen e te dhenave ne programin, e digjitalizimit te parcelave , Shprendarjen e informatave për prpcesine aplimit grumbullimitdhe sistemimin sipas masave te pagesave direkte , tu ofroj fermerëve udhëzime të sakta për kompletimin e dokumentacionit perdorimi i i programit FR DHE LPIS, detyra shtesë te parpara sipas DBZHR.
Kryen edhe punë tjera ne bazë legjislacionit ne fuqi dhe te cilat i kërkohen ne mënyre te arsyeshme kohe pas kohe
Kualifikimi: Përgatitja profesionale- Shkolla e Mesme 1 vit pervojë pune
Përveç kushteve të parapara me ligj, kandidati duhet t’i plotësoj kushtet si në vijim:
- CV
- Dëshmi për përvojën e punës
- Certifikata e lindjes
- Kopje letërnjoftimit te lëshuar nga MPB e Republikës se Kosovës
Aplikacionet mund ti merrni në Zyrën pritës (QSHQ) të Komunës së Skenderajt. Dokumentacioni i kompletuar dorëzohet në Zyrën pritëse QSHQ të komunës se. Skenderajt, një kopje mbetet në arkiv dhe nuk kthehet.
Procedura e konkurrimit: Është e hapur për kandidatët e jashtëm
Aktet ligjore dhe nënligjore që e rregullojnë rekrutimin:
Përzgjedhja bëhet në pajtim me nenin 12 paragrafi 4 të Ligjit Nr. 037L-149 të Shërbimit Civil të Republikës së Kosovës, Ligjin Nr. 04)L-077, Për Marrëdhëniet e Detyrimeve. Në këtë konkurs zbatohet një procedurë e thjeshtësuar e rekrutimit.
Apliko këtu