Arkitektë / Draftues (2)
Data e publikimit
20-01-2025
Data e perfundimit
19-02-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Arkitekturë
DrawUp është një kompani e arkitekturës e specializuar në vizatimet e planeve me partner të standarteve të larta nga e gjithë Europa. DrawUp drejtohet nga profesionistë të nivelit të lartë me shumë eksperiencë në draftimin e projekteve të cilat udhëhiqen nga një ekip divers me lidership të fuqishëm.
DrawUp po kërkon Arkitektë/Draftues të motivuar dhe të etur për zhvillim/mësim dhe përshtatje me aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunuese.
Kualifikimet dhe kompetencat e kërkuara:
- Të ketë edukim dhe njohuri rreth arkitekturës dhe ndërtimtarisë,
- Të posedojë njohuri te mira në përdorimin e programit ArchiCad,
- Të flasë gjuhën Angleze,
- Qëndrueshmëri në punë,
- Të jetë entuziast për të mësuar në vazhdimësi për rregulloret dhe ligjet internacionale të ndërtimit,
- Procesi i projektimit dhe vizatimit të bëhet me vullnet dhe kënaqësi,
- Të ketë përqendrim dhe përgjegjësi në punë,
- Aftësi komunikuese dhe bashkëpunuese me ekipin.
Cka ofrojmë ne:
- Punë në projekte/misione interesante të drejtuara nga kuadër i kualifikuar,
- Zhvillim në aspektin profesional në nivel internacional,
- Mundësi bashkëpunimi afatgjatë me vlerësim të lartë për mundin dhe performancën,
- Njohuri të ndërtimtarisë nga pikpamjet internacionale,
- Mbikqyrje dhe bashkëpunim me kuadër të kualifikuar nga shtetet lidere në lëminë e arkitekturës dhe ndërtimtarisë,
- 5 Ditë pune në javë, pushim në ditët e festave zyrtare dhe pushime vjetore,
- Paisje, programe dhe ambient komod pune,
- Nivel i lartë profesional në procesin e punës.
Të interesuarit të aplikojnë në butonin “Apliko Këtu” ose në email: [email protected]