Arkitekt/e, Teknik për Pajisje
Data e publikimit
08-05-2025
Data e perfundimit
31-05-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Arkitekturë
Ekipi jonë po rritet dhe ne po kërkojmë persona të përkushtuar dhe të organizuar për të mbështetur departamentet tona në rritje dhe zhvillim.
Pozita: Arkitekt/e
Pozita: Teknik për pajisje
Arkitekt/e – Detyrat dhe përgjegjësitë
- Krijimi i dizajneve arkitektonike për projekte të ndryshme duke pasur parasysh funksionalitetin, estetikën dhe sigurinë.
- Hartimi i planeve të detajuara per projektet e reja.
- Konsultimi me inxhinierë, ndihmës të menaxhimit të ndërtimit dhe ekspertë të tjerë të fushës për të siguruar që projekti është i realizueshëm dhe përputhet me standardet.
- Sigurimi që projektet përputhen me rregulloret e ndërtimit dhe standardet e sigurisë.
- Ndjekja e procesit të ndërtimit për të siguruar që realizimi i projektit të përputhet me projektin origjinal dhe afatet e caktuara.
- Bashkëpunimi me ekipin e ndërtimit për të zgjidhur çështjet që mund të lindin gjatë fazës së ndërtimit.
- Përshtatja e projekteve me trende moderne dhe praktika të qëndrueshme.
- Planifikimi i kohës dhe menaxhimi i burimeve për realizimin e projekteve brenda buxhetit dhe afateve të përcaktuara.
- Zhvillimi i koncepteve të dizajnit të brendshëm për ambiente të ndryshme (shtëpi, zyra, restorante, hotele, etj.), duke pasur parasysh estetikën, funksionalitetin dhe prakticitetin.
- Hartimi i planeve të detajuara dhe skemave të hapësirës, duke përfshirë mobiljet, ndriçimin dhe materialet.
- Përcaktimi i materialeve të duhura për çdo hapësirë, përfshirë dyshemenë, muret, tavanet dhe mobiljet.
Arkitekt/e – Kualifikimet
- Diplomë Bachelor ose Master në arkitekturë.
- Përvojë pune në profesion mbi 3 vite.
- Përdorimi i softuerëve të avancuar për vizualizimin dhe zhvillimin e projekteve (si AutoCAD, ArchiCAD etj).
- Njohuri e shkelqyer e gjuhes angleze ne te folur dhe ne te shkruar.
- Aftësi komunikuese dhe bashkëpunuese me ekipin.
Teknik për pajisje – Detyrat dhe përgjegjësitë
- Instalimi dhe konfigurimi i pajisjeve të reja sipas specifikimeve teknike.
- Kryerja e kontrolleve rutinë të mirëmbajtjes parandaluese.
- Diagnozimi dhe zgjidhja e defekteve mekanike, elektrike ose elektronike.
- Reagimi i shpejtë ndaj kërkesave për riparime urgjente në restorant.
- Mbajtja e dokumentacionit të mirëmbajtjes dhe raporteve të defekteve.
Teknik për pajisje – Kualifikimet
- Diplomë ose certifikate teknike (Elektrik, Mekanik, Elektromekanik ose fusha të ngjashme).
- Përvojë pune të paktën 2 vite në mirëmbajtjen e pajisjeve të kuzhinave profesionale ose industriale.
- Njohuri të mira në sistemet elektrike, elektronike dhe frigoriferike.
- Aftësi për të lexuar skema teknike dhe manuale pune.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të menaxhuar kohën në situata të ngarkuara.
- Disponueshmëri për turne të ndryshme dhe/ose udhëtime brenda rrjetit të restoranteve.
Të gjithë të interesuarit mund të dërgojne portfolion dhe CV-në në email adresen [email protected] duke shënuar në subjekt pozitën për të cilën aplikoni
Afati i fundit për aplikim është 31.05.2025
Vetëm kandidatët që hyjnë në listën e ngushtë do të kontaktohen.