www.ofertapune.net Arkitekt/e Profesionist/e | PunaIme

Arkitekt/e Profesionist/e

Kompania

Di Casa Home Design

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

30-05-2025

Data e perfundimit

28-07-2025

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Arkitekturë

Arkitekt/e Profesionist/e – A je gati për nivelin tjetër?

Di Casa Home Design nuk është thjesht fabrikë – është studio krijuese, laborator idesh dhe vendi ku dizajni bëhet përjetim.
Kërkojmë një arkitekt që di ta shohë përtej 3D-së, që nuk i trembet sfidave dhe që do ta shohë punën e vet të dalë në dritë, në produkte reale.

Pozita: Arkitekt Profesionist

Kërkesat tona:

  • Të domosdoshme:
  • Diplomë në Arkitekturë ose Dizajn Interieri
  • 2–3 vite përvojë pune në fushë

Zotërim i plotë i:

  • ArchiCAD
  • 3ds Max me Corona ose V-Ray
  • Përgatitja e projekteve deri në prodhim

Përparësi:

  • Përdorimi i D5 Render
  • Aftësi në Microsoft Office (Word, Excel, Outlook)

Çfarë të ofrojmë:

  • Pagë: +800€ + bonuse (% nga shitja e projekteve)
  • Ushqim i mbuluar nga kompania
  • Vlerësim i punës përmes KPI (Key Performance Indicators)
  • Mundësi reale për rritje profesionale dhe zhvillim brenda kompanisë

Çka duhet të na dërgosh:

  • CV me përvojën tënde
  • Portfolio me projektet që krenohesh

Apliko tani:

[email protected]

Subjekti i emailit: “Aplikim për Arkitekt – Emri Juaj”

Nëse je kreativ, ambicioz dhe do t’i japësh formë vizionit – Di Casa është vendi yt.