www.ofertapune.net Arkitekt/e (Lome, Togo) | PunaIme

Arkitekt/e (Lome, Togo)

Kompania

Shield Recruitment&HR

Lokacioni

Jashtë Vendit

Data e publikimit

07-06-2024

Data e perfundimit

19-06-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Arkitekturë

Shield Recruitment & HR kërkon Arkitekt/e (1 vend pune) për klientin e saj, kompani e njohur ndërkombëtare në fushën e ndërtimit.

Vendi i punës: Lome, Togo.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Njohuri të përgjithshme rreth materialit (vetitë fizike dhe mekanike) dhe funksionimi i tij ne kushte extreme klimatike; kalkulimi e sasisë së mermerit për fasadë;
  • Bën analizimin e sistemeve të ndryshme të strukturave mbajtëse të fasadës, kontrollimi i vizatimeve/detaleve teknike të sistemit mbajtës;
  • Bën zgjedhjen adekuate të materialit për hapësira të jashtme;
  • Njohuri të përgjithshme rreth materialit dhe funksionimin i tij në kushte extreme klimatike;
  • Bën analizimin dhe përzgjedhjen adekuate të dyerve të hyrjes; analizimi i detajuar i urave termike dhe materialeve izoluse në perimetrin e kornizës së dritareve;
  • Bën përzgjedhjen e materialit; kalkulimi i materialit të nevojshëm për montim;
  • Bën analizimin e mënyrës së fiksimit varësisht prej materialit (xham, alumin bronz, etj.) kalkulimin e materialit;
  • Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt;
  • Detyrat dhe përgjegjësitë e lartë shënuara janë indikative.

Kualifikimet:

  • Fakulteti i Arkitekturës;
  • Së paku 3 vite përvojë pune në fushën e arkitekturës;
  • Njohuri pune të programeve (AutoCAD 2D, ArchiCAD 2D & 3D, Microsoft office);
  • Njohja e Gjuhës Angleze dhe Frënge;
  • Aftësi komunikuese dhe bashkëpunim në grupe profesionistesh; në raste specifike gjetja e zgjidhjeve të qendrueshme në aspektin profesional;
  • Aftësi të mira ndërpersonale dhe të punës në ekip;
  • Vetë-motivim dhe gatishmëri për të marrë përgjegjësi;
  • Aftësi të mira organizative;
  • Kualifikimet e lartë shënuar janë indikative.

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment  https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 14 Qershor 2024 në ora 16:00.

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.