www.ofertapune.net Arkitekt/e | PunaIme

Arkitekt/e

Kompania

Gate Residence

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

11-09-2023

Data e perfundimit

29-03-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Arkitekturë

Kompania Gate Group LLC shpallë konkurs për një pune:

Pozita:                 Arkitekt/e

Vendi i punës:    Veternik,Prishtine

Kohëzgjatja:       E pakufizuar

Kualifikimet themelore:

Edukimi:  Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës / Drejtimi i Arkitekturës

Përvoja:   Së paku 2 vite përvojë profesionale.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Realizon aktivitetet ditore të planifikuara;
  • Bën mbikëqyrjen e realizimit të punëve nga ana e kontraktorëve  konform planifikimit dhe organizimit të punëve dhe caktimit të prioriteteve;
  • Bën planifkimin dhe realizimin e projektit dhe punëve sipas planit dinamik;
  • Informon udhëheqësin e projektit për mbarëvajtjen e punëve, në pajtueshmëri me nevojat dhe kërkesat në vend-punim;
  • Bën mbajtjen e saktë dhe të rregullt të shënimeve ditore, raporteve mbi punët e kryera dhe ato të planifikuara dhe raportimin e rregullt të punëve tek udhëheqësit e kompanisë;
  • Pranimin dhe implementimin e detyrave nga udhëheqësi I projektit dhe implementimin e tyre në vend-punim;
  • Detyrat tjera të përcaktuara nga menaxheri;
  • Eksploron mundësi të reja për avancim të cilat i shtojnë vlerë kompanisë;
  • Pranon detyra të tjera të përcaktuara nga Drejtori ose udhëheqësi i drejtpërdrejt;
  • Përshtatet me kulturën organizative të kompanisë;

Kualifikimet Minimale:

Kandidati duhet të posedojë njohuri  profesionale, si dhe aftësi të shkëlqyeshme hulumtuese, analitike dhe organizative. Preferohet të ketë përvojë paraprake në mbikqyrje dhe ndërtim së paku 2 vite.

Po ashtu, kandidati duhet të demonstrojë qasje pragmatike në gjetjen e zgjidhjeve adekuate me burime të kufizuara,si dhe:

  • aftësi të zhvilluara komunikimi;
  • shkathtësi funksionale dhe teknike;
  • aftësi për të identifikuar prioritete;
  • aftësi për të bashkëvepruar me maturi dhe ndjeshmëri me kolegë dhe palë;
  • aftësi për të punuar në mënyrë efikase;
  • aftësi për të trajtuar informatat e besueshme në mënyrë të duhur;
  • Të ketë paraqitje profesionale;
  • Përvojë të gjerë me ArchiCad, AutoCAD dhe Microsoft Office;
  • Aftësi për vërejtjen e detajeve në projekt;
  • Mirëpritja e klientëve dhe të kuptuarit e nevojave të tyre, dhënia e përgjigjeve profesionale në bazë të kerkesave;
  • Aftësi në vendimmarrje dhe zgjidhjen e problemeve;

Mënyra e aplikimit: 

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në dhe letër referencat në e-mail adresen;

[email protected]

GATE RESIDENCE

VETERNIK-PRISHTINE

049 27 27 62