www.ofertapune.net Arkitekt | PunaIme

Arkitekt

Kompania

Arcum Studio

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

27-03-2025

Data e perfundimit

24-04-2025

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Arkitekturë

Arkitekt

Arcum Studio po zgjeron ekipin dhe jemi në kërkim të një arkitekti me përvojë pune në projektim dhe mbikqyrje të projekteve. Kandidati ideal duhet të ketë aftësi të shkëlqyera teknike dhe kreative, si dhe të ketë eksperiencë në menaxhimin e projekteve arkitekturore.

Përshkrim i kompanisë

Arcum Studio është një kompani e specializuar në projektimin dhe mbikqyrjen e projekteve arkitekturore si dhe realizimin në përpikmëri të projekteve arkitekturore , duke ofruar zgjidhje kreative dhe funksionale për klientët tanë. Me një ekip profesionistësh dhe përvojë të gjerë në industri, ne synojmë të sjellim dizajne inovative dhe efikase në treg.

Përshkrim i rolit

Arkitekti në këtë pozitë do të luajë një rol kyç në zhvillimin dhe realizimin e projekteve arkitekturore nga faza konceptuale deri te mbikqyrja e implementimit. Kandidati do të jetë përgjegjës për krijimin e dizajneve funksionale dhe estetikisht të këndshme, duke siguruar që projektet të përputhen me standardet teknike dhe kërkesat e klientëve. Gjithashtu, do të bashkëpunojë ngushtë me ekipin e inxhinierëve, ndërtuesve dhe palëve të tjera të përfshira për të siguruar një ekzekutim efikas të projekteve.

Kërkesat

  • Projektimi dhe zhvillimi i projekteve arkitekturore sipas standardeve dhe kërkesave të klientëve;
  • Përgatitja e dokumentacionit teknik dhe përpilimi i raporteve për progresin e projekteve;
  • Bashkëpunimi me inxhinierët, ndërtuesit dhe palët e tjera të përfshira në projekt.

Përgjegjësitë

  • Realizimi i projekteve arkitekturore
  • Mbikqyrja dhe koordinimi i punimeve ndërtimore për të siguruar zbatimin e projekteve sipas planifikimeve;
  • Zbatimi i normave dhe rregullave ndërtimore në të gjitha fazat e projektit.

Kualifikimet e preferuara

  • Diplomë në Arkitekturë;
  • Minimum 2 vite përvojë pune në projektim dhe mbikqyrje;
  • Njohuri të avancuara në përdorimin e softuerëve si ArchiCAD, Lumion, 3D Max, dhe programe të tjera relevante;
  • Njohuri të mira të paketës Microsoft Office (Word, Excel, PowerPoint);
  • Aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunuese;
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip;
  • Të posedojë patentë shofer (obligative)

Benefitet

  • Pagë Konkurruese – E përshtatur sipas përvojës dhe aftësive të kandidatit.
  • Mundësi për Trajnime dhe Certifikime – Përmirësimi i aftësive profesionale përmes kurseve dhe workshop-eve.
  • Zhvillim Profesional dhe Avancim në Karrierë – Mundësi për rritje brenda kompanisë.

Aplikimi

Aplikimi është i hapur në afat 1 mujor, të gjithë të interesuarit të dergojnë cv & portfolio përmes butonit “Apliko Këtu: ose në email: [email protected] 

Nr i kontaktit +383 49 690 684

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?